Lidhu me ne

Aktualitet

Premtime për aeroporte

Ministrat e kanë bërë praktikë tashme dhe nuk kanë asnjë ndrojtje për të furnizuar redaksitë e lajmeve me materiale video dhe audio për punën e shkëlqyer që po bëjnë në mbështetje të projekteve të zhvillimit.
Më ekzemplarët janë dy, përveç Erion Veliajt, Blendi Klosi dhe Damian Gjiknuri. Ky i fundit qëllimisht ose jo del me të njëjtën bluzë në videoregjistrimet që raportohen në ditë të ndryshme, por që mesa duket filmohen brenda një dite. Një mikrofon në dorë, një kamera që ka vetëm një objekiv , një burokrat që shoqëron ministrin dhe lajmi për popullin e sajua, si ky që përcolli Gjiknuri nga Saranda. Ndërtimin me Partneritet Publik Privat të aeroportit të Sarandës.
“Pra më shumë linja transporti me Kofuzin, pse jo në të ardhmen e afërt edhe një aeroport në Sarandë. Shpresojmë që me partneritet të huaj, të kemi mundësinë të ngremë një aeroport turistik në Sarandë. Ne po punojmë, Saranda e ka këtë mundësi dhe do të ofrojë një ekonomi shkalle të tillë që ta justifikojë bërjen e një aeroporti raturistik. Zgjatja e sezonit turistik do të mund të krijojë mundësinë për të gjetur edhe fuqi punëtore më të përgatitur e cila të ofrojë shërbimet në këto zona”– deklaroi Gjiknuri në krah të deputetit të zonës Alket Hyseni, i denoncuar publikisht dhe i përfolur për grabitje pronash.
Përtej këtij fakti fanepsja në ekran e ministrit me një lajm që nuk thotë asgjë konkrete dhe një ditë pasi Departamenti i Shtetit kritikoi hapur mungesën e transparencës kontratat e Patneritetit Publik Privat është tallje dhe mungesë serioziteti. Ministri thotë se po punon për ndërtimin e një aeroporti në Sarandë ndërkohë që ka shumë paqartësi mbi negociatat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës të promovuar me shumë zell nga kryeministri Rama, i cili kishte lajmëruar nisjen e punimeve në muajin qershor.
“100 milionë euro investim. 1000 të punësuar të përhershëm, super impakt ekonomik! Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës. Deri në qershor hapja e kantierit”-shkruante Rama në një postim në Janar të këtij viti.
Qershori kaloi dhe fakt është që punimet nuk kanë filluar, madje nuk dihet në çfazë janë negociatat me turqit që do të ndërtojnë aeroportin. Qeveria ngushëllohet me zakonin së në këtë vend çudia tre ditë zgjat dhe ato që thuhen harrohen shpejt.
Por çfarë po ndodh realisht me aeroportin e Vlorës askush nuk di ta thotë, as vetë kryeministri me berihain e të cilit tani do kishim parë avionë të fluturojnë në Vlorë. Si garanci për investimin na u prezantua qeveria turke dhe presidenti Erdogan, por mesa duket çështja ka ngecur. Kryeministri deri tani ka ecur pas fjalëve dhe ashtu si në rastin e Gjiknurit  deri tani rezultojnë të jenë kafe e muhabet me ndonjë salep mbrapa.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix19 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix19 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix19 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar19 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix20 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix20 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix20 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske21 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix21 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook