Sërish atletet e Edi Ramës në samitet ndërkombëtare bëhen lajm. Edhe në Londër, në takimin e krerëve të Ballkanit Perëndimor me liderë të Bashkimit Europian kryeministri shqiptar është shfaqur me atletet e tij të bardha.
Kjo ka tërhequr vëmendjen e rrjetit prestigjioz britanik BBC që në një video të shkurtër të publikuar në faqen zyrtare në Twitter shkruan:“Fotoja familjare” është një traditë në takimet e liderëve botërorë, por këpucët e zakonshme në rresht të parë nuk janë dhe aq tradicionale. Këto i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që siç duket po e shijon mjaft këtë moment” – thuhet në komentin e BBC.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu