Lidhu me ne

Kryesore

Pas CEZ-it, duket se edhe Becchetti do ta fitojë betejën kundër qeverisë

becchetti-701x394

Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar ICSID (Washington DC) i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të pezullojë procedimin penal dhe urdhërin e arrestit dhe ekstradimit kundër Francesco Becchettit dhe Mauro de Renzis, deri në shqyrtimin e plotë të cështjes prej saj.

ICSID është një gjykatë arbitrazhi ndërkombëtare e themeluar nga Banka Botërore, përmes një konvente ndërkombëtare të nënshkruar nga rreth 160 vende, të cilat kanë amrrë përsipër të ekzekutojnë vendimet e saj për rastet e mosmarrëveshjeve publiko-private në lidhje me investimet kompanive të vendeve nënshkruese në një tjetër vend nënshkrues.

Shqipëria është vend nënshkrues i konventës së ICSID, ndaj edhe qeveria duhet të respektojë rekomandimet dhe vendimet saj.

Historia e Becchettit në Shqipëri është shumë e ndërlikuar për t’u përmbledhur këtu. Akoma më e vështirë është për t’u kuptuar se cialt janë arsyet e vërteta të protagonisteve të kësaj historie. Por, vëzhguesit e kësaj cështje janë të habitur nga dy situata jo normale: e para ështe se një sistem i “marrëdhënieve publike” italiane, kishte kohë që kishte nisur një operacion të tipit “thuhet se” për të hedhur në opinionin publik shqiptar dyshimin se Becchetti është riciklues parash, edhe pse kundër tij nuk ka pasur asnjëherë hetime për këtë gjë, as në Itali dhe as në ndonjë vend tjetër; dhe e dyta është reagimi i menjëhershëm dhe i pavend i Kryeministrit Rama, i cili, vetëm pak minuta pas daljes së lajmit se ishte lëshuar një urdhëri arresti dhe sekuestroje ndaj Becchettit, u mburr publikisht duke marrë përsipër se ishte zotësia e tij që kish bërë të mundur nxjerrjen jashtë loje dhe mbylljen e televizionit të një krimineli.

Fillimisht, u duk se sekuestrimi i pasurive të Becchettit kishte për qëllim vetëm mbylljen e Agon Channel, që kishte filluar të bezdiste aq shumë qeverinë e, në veçanti, Koço Kokëdhimën dhe ortakun e atëhershëm të tij Carlo Bollino, i njohur për xhelozinë e tij ekstreme ndaj Agon Channel. Dhe në fakt logjika e donte që sekuestrimi të shtrihej mbi aksionet individuale të Becchettit dhe jo mbi gjithë asetet e shoqërisë, që gjithesesi punësonte rreth 500 punonjësve.

Në të gjithë botën, detyra dhe përgjegjësia e sekuestruesit është që të ruajë pasurinë e sekuestruar, sidomos kur bëhet fjalë për një kompani, qoftë për të mos bërë padrejtësi pa dalë akoma vendimi i gjykatës, qoftë edhe për të mos paragjykuar aktivitetin tregtar të kompanisë dhe vendet e punës të garantuara prej saj.

Për fat të keq, bllokimi i njëkohshëm i llogarive bankare nga autoritetet tatimore bëri të pamundur çdo financim të aktivitetit apo pagesë ndaj furnitorëve dhe punonjësve. Kështu, në pak javë, Agon Channel iu desh të pezullonte trasmetimet, për shkak të mos pagesës së energjisë elektrike dhe, si përfundim, të përplasej në gjykatë si kompani e falimentuar.

Ma sa duket, ky duhet të ishte edhe qëllimi kryesor i operacionit: mbyllja e një televizioni konkurues që funksiononte jashtë linjës qeveritare, ndërkohë që urdhër-arresti ndërkombëtar për riciklim parash ishte i nevojshëm për të larguar vëmendjen publikut nga qëllimi i vërtetë i sekuestrimit dhe për të mbajtur larg Becchettin që mund të mbrohej në mënyrën më tipike vendase, që kishte ai kishte ditur ta bënte shumë mirë në të shkuarën.

Po kush vendos të hajë një vezë sot, duhet ta dijë dhe se nuk do të ketë pulë nesër—ndërsa në Shqipëri të gjithë kërkonin të harronin Becchettin dhe Agon Channel, Becchetti po e shiste shtrenjtë lëkurën, duke qenë se qeveria dhe prokuria shqiptare kishin bërë gabimin më foshnjëror të mundshëm: e kishin çuar përplasjen në terrenin më të përshtatshëm për Becchettin, në arbitrazhin ndërkombëtar.

Në një vend ku mosmarrëveshjet zgjidhen me kërcënime fizike, nuk njihet modeli i biznesit—ndoshta në kufi, por jo domosdoshmërisht i paligjshëm—i zbatuar shpesh nga Becchetti për përfitime nga mosmarveshjet mes palëve: krijimi i një biznesi të madh, edhe pse pak të besueshëm, me qëllim për të arritur në një konflikt me palën tjetër që çon në prishjen e marrëveshjes, për të cilën kërkohet shumë e majme në arbitrazhin ndërkombëtar.

Kjo është sjellje e njohur mirë mes kompanive të mëdha ndërkombëtare, në të shumtën e rasteve e përdorur si strategji për të dalë nga biznesi apo si parashutë në rastin e dështimit të strategjisë kryesore të biznesit.

Në Shqipëri një rast i dukshëm i kësaj strategjie është ai i kompanisë CEZ, e cila, në fund përfitoi 90 milion euro dëmshpërblim për mënyrën si qeveria kishte ndërprerë raportin e shoqërisë, edhe pse kjo e fundit kishte keqmenaxhuar në nivele kriminale duke dëmtuar interesat publike.

Arroganca dhe miopia e qeveritarëve diletantë i pengoi ata të shihnin rrezikun dhe, kështu, ranë në kurthin e Becchettit, i cili do të përdorë të gjithë gafat proçeduriale të tyre për të treguar, para gjykatave më të rafinuara se ato shqiptare, se operacioni i autoriteteve shqipetare ishte, kryesisht, i motivuar politikisht.

Që trajtimi i këtij rastit nga ana e qeverisë shqiptare nuk ishte aspakt i besueshëm u bë e qartë nga autoritet britanike, të cilat refuzuan ekstradimin e Becchettit, duke pranuar si të ligjshme provat që Becchetti u ofroi për origjinën e fondeve të trasferuara në Shqipëri dhe si tregues të persektuimit politik mesazhin në Tëeeter të Kryeministrit Rama menjëherë pas urdhrit të sekuesitrimit nga prokuroria.

Rekomandimi i ICSID, i cili nuk është vendim përfundimtar, nënkupton se proçedimi penal kundër Becchettit është konsideruar prej gjykatës si pretekst për sekuestrimin dhe jo e kundërta, siç do të ishte normale dhe e llogjikshme. Ky rekomandim duket se ka vendisur premisën për një vendim të pashmangshëm në favor të Becchettit dhe njohjes të dëmeve që i janë shkaktuar atij, përfshi edhe të ardhurat e mospërfituara.

Në përfundim të kësaj historie, Becchetti, me shumë gjasa, do të përfitojë si dëmshpërblim me dhjetra milionë euro, ndërkohë që Shqipëria do të mbetet pa hidrocentral, pa televizion dhe pa para.

Mbi të gjitha, kjo rrezikon të ndodhë pikërisht në sezonin politik më delikat, atë të fushatës së ardhshme elektorale.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix5 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix5 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar1 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix1 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore1 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix1 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport1 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook