Lidhu me ne

Aktualitet

Ku je, o Babale?

HUMOR nga Thoma Goga –
Te stani i Çeços gjeta këtë letër ku ishte derdhur ca shëllirë dhije. Dikush e kishte lënë në diell të thahej. Uu, ç’të këndosh!…
“…Po ku je, o Babale djali? Dil nga skërka se na dogji malli. Të shkruaj unë, Babaçja nga Babica. U bë kohë pa u takuar e thashë të bëja dy gisht letër. Po ç’na bëre kështu a i zi ?! Si të erdhi në mend që filmove veten? E di unë se, që kur ishe kërthi, e kishe mendjen ndryshe ti. Në fillim të nxorën si ”Dëshmitari X”. Po atë kameraxhiun si karçini im, ku e gjete, o mavri? Apo ai të gjeti ty? Ishte ca me të futur kjo punë. Donit t’ia fusnit atij “të gjatit” po s’e ha kollaj ai. Nashti ai ua futi juve. Po dhe ti a të q…udhët, vate e re viktimë. Këtë radhë e ke kruajtur torrovilen me gjëmbaç deti. Si e durove, a derëzi ? Apo të dhanë një dorë të mirë nga ato…Hallall. Se edhe ti ua di mirë vlerën. Të pata thënë; “lëre atë punë se nuk e mollois dot”. Jo që jo ti. Nuk u ngope me ato verdhushkat që kishe bërë në kohën e lëmit, doje akoma. E po tamaqarllëku të lë pa gjë, a i zi. Në qoftë se të kanë dhënë një dorë të mirë nga ”ato”…Hallall. Vetëm se “ato” të dalin nga hundët, nga sytë, nga veshët dhe nga torrovilja që të çon gjak. Nuk thonë kot; “kur i vjen ngordhja qenit”, shkon e përmjerr në vend të gabuar.
O Babale, mua m’u duk se flisje përçart. Ia fusje si kau pelës. Apo ishe i pirë ?! Do ketë qenë e përzier me alkool frenash e bekuara raki. Të bën trim ajo virane. Se edhe ti “e shkundje thesin” pa frena dore, o mavri. Na heq dera ne lebërve. Të kujtonet xha Selami që u hodh me gunë mbi tela? Gojët e liga thanë se kish qenë dhogë fare. Po xha Sulo Kapedani? Si u bë tapë me raki, iu mbush mendja se akoma ishte “Kapedan”. Po në kohën e tyre nuk kishte kameraxhinj që të nxirrnin surratin në pasqyrë. Nashti jemi në kohën e dixhitalizimit. Zotrote edhe lokalin ku kishe llomotitur, nuk e mbaje mend. Thoshe e ç’nuk thoshe. Shtatë hunj e një purtekë. Duhet të thoshe ato që të mësuan, o derman. Po mendja e “rripit” aq mban.
Nejse, unë u shmalla duke të parë në televizora. Kishim kohë pa u pjekur bashkë. U ndamë për së gjalli, a të q…udhët. Dhe një shok versnik që pata, më doli nga udha e zotit. Mba mend kur jeshim në shkollë fillore? Të gjithë të thoshin “rrip”. Jo, kështu nga trupi ishe zdap, po nga mendja mbete “rrip”. S’ia thoshe fare; as për aritmetikë, as për abetare. Ti e le shkollën te e treta. Unë e shtyva dhe dy vjet. Pastaj plaku më pajtoi kafshar në stanin e Çeços. Jam si do zoti vetë. Edhe ti mirë do ishe këtu. Me Çeçon keni qenë gjiton e ai nuk do të linte të vdisje për bukë. Po tamaqarllëku ta fut kokën në hale, o Babale.
Nuk kam lënë vend e skërkë pa të kërkuar. Le që ia fus kot unë. Ty nuk të gjeti dot as policia. Një radioxheshkë tha se ti ia paske mbathur këto ditë andej nga vëllezërit tanë kosovarë. Punë me mend. Le të thonë ca e ca se ti na paskej qënë budalla. Po rrugën e paske gjetur vetë, ama. Se mos bën edhe atje ”filma”, a i zi. Jo për gjë, po ta dish; ta çojnë kokën në Stamboll me tepsi.
Ti andej rehat, ne këtej gallatë. Natë për natë, si fus bagëtitë në stan, hap televizorin. Kudo na del para syve “Babalja”. Ndërroj kanalet, prapë ”Babale”. Sikur të ka bërë yt at’ me letër kopjative a të q…udhët. Hajde Babale, hajde. Po një ditë u mblodh njerëzia dhe bënë gjullurdi të madhe te dera e qeverisë. “Dre, thashë, plasi lufta”. ”Jo, ma priti dikush, do rrëzojnë qeverinë”. Thashethemet dolën se kjo bëhej për Babalen. “Rrini mo, se nuk pjerdh njeri për Babalen”, u thosha unë.
Na paska thënë një i madh ca llafe. Bën vaki dhe u dalin ndonjëherë këtyre. Ja, thonë se do krijohet një “Babaleparti” e re me emrin “Babalekratike”. Dhe kjo do të ketë një “Babalekryetar”. Ta di se do jesh ti kryetari i parë, që u bëre sebepçi, vij dhe unë në këtë parti. Hajde Babale, hajde. Po kam frikë se ka shumë “kollovarë” që të heqin zvarrë. U bë kjo “babalhane” si kolere dhe po qelb dynjanë. Nashti ata “të mëdhenjtë” nuk kanë hallin tënd, o Babale djali. Se aq u duheshe zotrote, sa hodhe shashkën…Në tjatër vend fshihet lepuri. Një palë kanë hallin të rikthehen te kolltuku, një palë të mos e lëshojnë.
Në të rëntë në dorë kjo kartë, mundohu të më bësh dhe ti dy gisht letër. Ja që të merremi vesh, a i zi. Bëre ç’bëre, po një gjë të mirë ia bëre vetes. Ishe “rrip” u bëre ”vip”. Le që ku begenis ti të merresh me mua. Unë një copë çobani me dhënë e me dhi, kurse ti gjigant ”VIP”.
Më rruaç Babale e na lënç pas!…Të paça me shëndet: Babaçja nga Babica”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix20 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix20 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix20 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar21 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix21 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix21 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix21 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske22 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix23 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook