Lidhu me ne

Aktualitet

Pse Austria mbyll 7 xhami e dëbon 60 imamë

Pse Austria mbyll 7 xhami e dëbon 60 imamë
Xhamitë mbyllen, disa imamë përjashtohen nga vendi: Austria zbaton ligjin për islamin dhe ndeshet me kritika. Një jurist sheh një shkelje të mundshme të konventës për të drejtat e njeriut.
Christoph Hasselbach*
Shihet si një hap kundër islamit politik: Austria mbyll 7 xhami dhe dëbon nga vendi një sërë imamësh turq. “Shoqëri paralele, islam politik dhe tendenca radikalizimi nuk kanë vend në Austri”, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz me disa ministra para gazetarëve. Bazën për këtë hap e krijon një ligj për islamin në Austri, që në formën e tij të parë ekziston nga viti 1912 në Austri, e me këtë është më i vjetri në Europë.
“Modeli austriak është një rast historik i veçantë”, thotë juristi dhe studiuesi i islamit, Matthias Rohe për Deutsche Wellen.
“Austriakët kanë pasur që para 100 vjetësh një komunitet mysliman relativisht homogjen, asokohe në Bosnje-Hercegovinë. Nga viti 1887 Vjena e administronte këtë rajon, e që atëherë perandori Franz Joseph i deklaronte se “të gjithë bijtë e këtij vendi gëzojnë të njëjtën të drejtë para ligjit, që të gjithë mbrohen në jetën e tyre, besimin e tyre, në pasurinë e tyre”. Të gjitha kishat e njohura dhe komunitetet fetare duhet të ishin të barabarta në monarkinë e Danubit.
Islam “me vulë austriake”
Në vitin 2014, ministri i atëhershëm i Brendshëm Sebastian Kurz ofroi një ligj të ri për islamin. Një vit më vonë ai hyri në fuqi. Rregulloret e reja parashohin një islam “me vulë austriake”, dhe synojnë të pengojnë radikalizimin e të rinjve myslimanë. Ndër të tjera ky ligj përcakton që shoqatat e xhamive nuk duhet të financohen nga jashtë. Mesazhi i këtij ligji është i qartë, siç u shpreh Sebastian Kurz atëherë: “Se nuk ka asnjë kundërshti mes të qenit mysliman besimtar dhe një austriak krenar.” Dhe tjetra: Ligjet austriake kanë prioritet para të drejtës fetare.
Tani pas një verifikimi duhet të mbyllen xhamitë e afërta me “Unionin Turk-Islamik për Bashkëpunimin Kulturor dhe Social në Austri” (ATIB). Nga mbyllja preket edhe një xhami e “Ujqve Gri” të ekstremit të djathtë në Vjenë që ra në sy me disa publikime në internet me inskenime luftërash, ku protagonistë ishin fëmijët. ATIB dyshohet se mbështet  nacionalizmin turk. Po sipas planeve të qeverisë 60 imamë duhet të largohen nga vendi, një shifër e lartë po të shohësh se në të gjithë Austrinë ka rreth 260 imamë. Akuza kryesore është marrja e fondeve nga jashtë.
“Skepticizëm i madh ndaj islamit”
Për juristin Matthias Rohe nga Universiteti i Erlangenit, një nga ekspertët më të njohur për pozicionin ligjor të islamit në Gjermani e Europë zhvillimet e fundit në Austri duhen parë  me rezerva. Austria nga viti 2015 “ka një ligj të ekzagjeruar, me gjasë ai shkel edhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut”. Sipas Rohes pas ligjit fshihet një “drejtim politik që bazohet në skepticizmin e madh ndaj islamit”.
Rohe nuk beson se kjo do të ndodhë në Gjermani. Zhvillimet në Austri nuk mund të krahasohen me situatën ligjore në Gjermani. Sepse e drejta gjermane e merr fillesën nga qëndrimi personal i individit që ndjek besimin dhe që në këtë kontekst mund të lidhet me bashkësi të caktuara fetare. Vetëm për njohjen shtetërore si fe dhe çështjet e financimit apo kujdesin fetar në ushtri apo burgje ka kritere të përcaktuara. Një njohje si komunitet fetar ka vështirësi.
“Shteti mund të jetë shoqërues miqësor”

Eksperti Matthias Rohe

Rohe kujton grupin mysliman”Ahmadiyya Muslim Jamaad”, të njohur si komunitet fetar. Pra është e mundur njohja si komunitet fetar, thotë Rohe. “Shteti mund të jetë shoqërues miqësor, por duhet po ashtu t’i dalë ballë ekstremizmit”. Për Rohen Gjermania e ndjek shumë mirë këtë drejtim. Por edhe në Gjermani mund të mbyllen xhamitë, nëse shkelen ligjet ose punohet kundër kushtetutës gjermane.
Turqia reagoi
Vendimet e Austrisë u kritikuan në Turqi si armiqësore ndaj islamit dhe raciste. Politologu austriak, Thomas Schmidinger mendon se veprimet e qeverisë në këtë kohë mund të kenë ndikim tek vota që do të japin turqit që jetojnë jashtë dhe se ato shkojnë në favor të presidentit turk, Erdogan. Sipas Schmidinger më mirë se ndalimi do të ishin masat e edukimit kundër ekstremizmit fetar.

*DW

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix21 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix21 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix21 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar21 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix22 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix22 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix22 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske23 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix23 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook