Mbrëmjen e shkuar ishte finalja e spektaklit “Dancing With the Stars”. Finalistët e kësaj nate ishin Amos, Soni, Landi Viktori, Aulona dhe Kristi, të cilët performuan në disa zhanre të ndryshme. Por sigurisht vetëm një rezultoi fitues dhe ajo është këngëtarja Soni Malaj.
Ajo ia doli të fitonte votën e publikut dhe të jurisë me performancën e saj. Pasi mori kupën, Soni tha këto fjalë: “Do doja shumë të falenderoja produksionin, Holta Dulakun, faleminderit shumë që më ke vënë një partner të mrekullueshëm, është falë Dionit që unë arrita në fitore”.
Në këtë mbrëmje plot me të papritura, para se të arrinim deri te kupa e spektaklit, vëllai i Sonit u shfaq për herë të parë publikisht për t’i bërë një surprizë.
Vëlla e motër kërcyen nën tingujt e këngës që sapo ka publikuar këngëtarja.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu