Sa do i kushtonte një tifozi shqiptar, të shkonte në Rusi për të ndjekur botërorin
Pas pak ditësh në Rusi do të nisë botërori i futbollit, ngjarja më e madhe sportive në glob. Por sa mund të kushtojë të shkosh e ta shijosh atë nga afër.
Kostot e grumbulluara janë të përafërta dhe tregojnë sa duhet të shpenzosh nëse shkon në kryeqytetin rus Moskë, qëndron atje deri në përfundim të botërorit dhe shikon të gjitha ndeshjet që do luhen aty.
Bileta e udhëtimi nëse pritet shpejt, kushton nga 408 dollarë deri në 600 dollarë vajtje-ardhje, me nisjen në datën 14 qershor dhe mbërritjen më 16 korrik.
Në Moskë, në dy stadiumet e këtij qyteti do zhvillohen në total 12 ndeshje, me finalen e madhe që do mbahet në ‘Luzhniki’.
Ndeshja hapëse mes Rusisë dhe Arabisë Saudite ka bileta që fillojnë nga 529 euro, një çmim i shtrenjtë kmrahasuar me takimet e tjera por fakti që është ndeshja hapëse e një botërori edhe mund ta justifikojë në njëfarë mënyre cmimin.
Faza në grupe
Rusi – Arabi Saudite (529 euro)
Argjentinë – Islandë (1191 euro)
Gjermani – Meksikë (567 euro)
Poloni – Senegal (198 euro)
Portugali – Marok (223 euro)
Belgjikë – Tunizi (246 euro)
Danimarkë – Francë (327 euro)
Serbi – Brazil (668 euro)
1/8-at
Në dy takimet e këtij turi që luhen në Moskë, biletat nisin nga 382 euro për takimin në ‘Luzhniki’ dhe 255 euro për takimin në ‘Otkrytie’.
Gjysmëfinalet
Ndeshja e vetme gjysmëfinale që luhet në Moskë është ajo në Luzhniki dhe çmimet nisin nga 920 euro nëse bileta prenotohet që tani.
Finalja
Bileta e finales nëse prentohet që tani fillon nga 2709 euro por mund të rritet në varësi të ekipeve që mbërrijnë në finale.
Akomodimi
Moska është një metropol gjigant dhe akomodimi në hotele është në varësi të yjeve që ka hoteli, të asaj që ofron dhe të vendndodhjes. Hoteli më i lirë për 30 netë qëndrim në kryeqytetin rus fillon nga rreth 350 euro më i liri dhe më pas çmimi ritet në varësi të elementëve të lartpërmendur.
Ushqimi
Ushqimi në Moskë për një person shkon mesataratisht 500 euro duke përfshirë edhe transportin. Kostoja mund të ndryshojë në varësi të ushqimi që konsumohet dhe vendeve por mesatarja në kryeqytetin rus është shifra e lartpërmendur.
Në total nëse shihen të gjitha ndeshjet, prenotohen hotelet më të lira dhe ushqehesh në mënyrë mesatare, kostoja e një udhëtimi 1 mujor në Moskë shkon afërsisht 9000 euro.
Por kostoja është më e ulët nëse ndiqen vetëm një ose disa ndeshje dhe jo në Moskë por në qytete të tjera ku çmimet janë relativisht më të lira. /Hashtag.al
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu