Topi: Topalli në politikë për shkak të origjinës, jo formimit
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi deklaron publikisht se nuk e ka ëndërruar kurrë që një ditë të marrte drejtimin e Partisë Demokratike. Në një intervsitë për emisionin “Glob” të gazetares Blerta Tafani, Topi përveç partisë që e zgjodhi President, flet edhe për ish numrin dy të saj, Jozefina Topallin, e cila shpesh herë ka qenë e ashpër me kritikat ndaj ish kreut të shtetit.
“Problemin zonja Topalli nuk e ka me mua, e ka me kryetarin aktual të PD-së Lulzim Basha. Nuk është e ndershme të atakosh në publik njerëz me të cilët ke ndarë momente të vështira. Topalli u bë pjesë e politikës shqiptare dhe Partisë Demokratike jo për shkak të formimit të saj, por thjesht për shkak të origjinës. ”, tha Topi.
Së fundmi zonja Topalli deklaroi se nëse PD bën koalicion me FRD-në ajo largohet nga Partia Demokratike, duke dëshmuar edhe një herë se konflikti me zotin Topi është mjaft i thellë.
“FRD nuk ka marrë asnjë ftesë për tu bashkuar me koalicionin opozitar. Deri tani ka vetëm deklarata periferike. Kemi të bëjmë me taktikë politike. Unë nuk dëshiroj të komentoj zëra që perëndojnë me vullnetin e tyre”, shtoi kreu i FRD-së
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu