Tashmë është bërë publike mundësia e lëvizjes së Blendi Fevziut nga Tv Klan drejt Top-Channel.
Kështu, pak muaj më parë disa media kërkuan të trondisnin psikologjikisht drejtuesen e Top-Channel me largimin e drejtorit Sokol Balla, ikja e të cilit u trajtua si një humbje e parikuperueshme. Në fakt e kundërta ndodhi. Balla humbi vizibilitetin dhe rëndësinë dhe Top-Channel jo.
Sot është radha e Fevziut që të japë goditjen në treg dhe sipas burimeve nga Top-Channel oferta për të është 45 milionë lekë(të vjetra) në muaj(me gjasë një pagesë më e lartë sesa e vetë drejtorit Ben Blushi). Bëhet e ditur se arsyet e largimit nga Tv Klan lidhen jo vetëm me pagesën, për të cilën Fevziu shpesh thotë se ka jo shumë rëndësi, por edhe me prezencën e tij të përditshme në ekran. Nga informacione të ndryshme thuhet se Frangaj ka planifikuar të riorganizojë kohën televizive në bazë të shikueshmërisë, duke shmangur prezencën e Fevziut dhe emisionit të tij për katër ditë në javë. Duket se këtë favor gazetarit në fjalë po ja bën TCh, shoqëruar edhe me një pagesë të majme, sigurisht në kohezion me drejtorin-mik, Ben Blushi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu