Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncoi nëpërmjet një statusi në Facebook, se realiteti ekonomik në Shqipëri, sipas saj, është shumë i dhimbshëm, ndryshe nga ajo që kryeministri Rama propagandon në televizionin e tij personal, ERTV.
Tabaku i referohet të dhënave zyrtare dhe thotë se në 5 muajt e parë të vitit janë mbyllur 5848 biznese, të cilat pritet të lënë pa punë dhe pa të ardhura shumë të rinj, por edhe familjarë.
Statusi i deputetes Jorida Tabaku:
REALITETI dhe PROPAGANDA e Ramës
REALITETI:
Të dhënat zyrtare tregojnë se në Maj 2018 mbyllën aktivitetin 1016 biznese.
Në 5 muaj, Janar-Maj 2018, 5848 biznese mbyllën qepenat.
Çdo biznes që mbyllet do të thotë rroga që nuk paguhen më, kryefamiljarë dhe të rinj që mbeten pa punë, më pak të ardhura dhe më shumë varfëri për familjet shqiptare.
Të dhënat zyrtare të kreditimit të ekonomisë konfirmojnë krizën ekonomike!
Ky është muaji i pestë rradhazi që kreditimi ulet.
Kredia për bizneset në Prill 2018 rezulton 17 milionë dollarë më pak sesa Marsi dhe 80 milionë dollarë më pak se Prilli 2017.
PROPAGANDA:
Për propagandën shikoni se si Edi Rama gënjen live në ERTV.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu