Lidhu me ne

Aktualitet

Faceook drejt krizës, adoleshentët “braktisin” rrjetin

Faceook drejt krizës, adoleshentët “braktisin” rrjetin
Adoleshentët amerikanë po braktisin “Facebook”-un, duke preferuar platforma të tjera sociale si “Youtube”, “Instagram” apo “Snapchat”.
Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga Qendra e Kërkimeve “Pew” me seli në SHBA, sipas së cilës vetëm 51 për qind e tyre përdorin tashmë rrjetin social të themeluar nga Zuckerberg, një shifër që ka pësuar rënie me 20% prej vitit 2015, kur u anketuan për herë të fundit adoleshentët.
Shumica e atyre të grupmoshës 13-17 vjeç kanë qasje të mos e zotërojnë, ndërsa 45% e tyre janë “online” thuajse gjatë të gjithë ditës.
“Youtube” ka “vjedhur” dominimin e dikurshëm të “Facebook”-ut mbi adoleshentët, me 85% të tyre që preferojnë tashmë platformën e publikimit të videove.
Rrjetet e dyta dhe të treta për nga interesi mes adoleshentëve, sipas këtij studimi janë “Instagram”-i me 72% dhe “Snapchat”-i me 69%.
Numri i adoleshentëve që përdorin “Twitter”-in është vetëm 32%, ndërsa “Tumblr” ka edhe më pak frekuentues 14%, me të dyja këto rrjete që nuk njohin ndryshime të mëdha krahasuar me rezultatet e vitit 2015.
E ndërsa “Facebook”-u mund të ketë humbur “mbretërimin” mes adoleshentëve kundrejt “Youtube”, ai sërish mbetet zotërues i “Instagram”-it që po njeh më shumë përdorues, një platformë për shpërndarje fotosh dhe videosh, që prej vitit 2012.
Studimi i “Pew”, që mori në anketim afro 750 adoleshentë një muaj më parë, zbulon se rritja e zotërimit të “smartphone”-ve ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e adoleshentëve.
Sot, 95% e tyre e kanë një telefon “të zgjuar”, duke nënkuptuar një rritje me 22 pikë përqindjeje krahasuar me 73% të adoleshentëve që rezultonin 3 vite më parë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix22 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix22 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix22 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar23 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix23 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix23 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix24 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske24 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook