Deputeti socialist Koço Kokëdhima bisedoi, mbrëmë, me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin Opinion.
Disa nga qëndrimet krysore të tij janë:
- Zoti Kokëdhima ka pranuar se një prej kompanive ai i ka shitur jutistes së tij. Pyetjes së gazetarit Fevziu se kjo është shitje fiktive, ai iu përgjigj “Unë nuk i jap llogari askujt se kujt vendos t’ia shes pasurinë time. Kjo është çështje private e imja.” Deputeteve ju ndalohet që të përfitojnë fonde publike me anë të kompanive të tyre. Për këtë arsye, shumë prej tyre zgjedhin shitjet fiktive të kompanive.
- Zoti Kokëdhima pranoi se kompania e tij Abissnet ka nënshkruar një tender më komunën Rrushkull paraditen e datës 2 gusht 2013, në të njëjtën datë që fitoi mandatin e deputetit në Kuvend.
- Zoti Kokëdhima pranoi se Alket Qëndro, drejtori i tatimeve në Sarandë, është emëruar me rekomandimin e tij.
- Zoti Kokëdhima mohoi të ketë sulmuar Kryebashkiakun Veliaj dhe Ministrin Tahiri në gazetën Shekulli, në pronësi të tij. Ai deklaroi se gazetën nuk e ka përdorur as për të sulmuar Sali Berishën e jo më kolegë të tij.
- Zoti Kokëdhima pranoi që hoteli i shumëpërfolur, në bregdetin e Himarës, është pronë e vëllait të tij.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu