Sport Statistikat befasuese të Zidane dhe emrat që mund t’i zënë vendin Zinedine Zidane ka shokuar botën e futbollit pasi deklaroi se jep dorëheqjen si trajner i Realit të Madridit. Deklarata e tij erdhi pak ditë pasi Reali fitoi titullin e tretë radhaz të Ligës së Kampioneve. Francezi është i treti në histori që ka fituar tre kupa europiane, por është i pari që e bën tre herë rresht. Në dy vite e gjysmë drejtim te Reali i Madridit, ai ka fituar 9 trofe ose e thënë ndryshe nga një trofe për çdo 16.5 ndeshje. Zidane mori drejtimin e ekipit në janar të vitit 2016, pas shkarkimit të Rafa Benitez. Ai e ringjalli ekipin, që fitoi titullin e Ligës së Kampioneve. Sezoni tjetër ishte më i suksesshëm për 45-vjeçarin, që fitoi Ligën e Kampioneve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botërorit të Klubeve. Sezonin e tretë ai fitoi vetëm Ligën e Kampioneve. Bastexhinjtë kanë nisur që tani të spekulojnë se kush do e pasojë në krye të Realit. I pari në listën e bastexhinjve është Arsene Wenger. Pas tij vjen Antonio Conte. Në fokus: Lajmi i rradhës Shkëlqim Muça shpërthen ndaj lojtarëve: Janë pa cilësi, përdorin kombëtaren për ndonjë kontratë Mos humbisni Analiza/ Panucci po ndërton, apo po shkatërron atë që ndërtoi De Biasi Vazhdo leximin Mund të pëlqeni Kliko të komentosh Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu Përgjigju Anuloje përgjigjenPër të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu