Lidhu me ne

Aktualitet

Dyfishohen lejet e ndërtimit, INSTAT nxjerr listën e qyteteve të prekura

Dyfishohen lejet e ndërtimit, INSTAT nxjerr listën e qyteteve të prekura

Instituti i Statistikave ka bërë me dije dje se janë dyfishuar lejet e ndërtimit të dhëna në vend për tre muajt e parë të vitit.
Në të gjithë vendin në total janë dhënë 221 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, për periudhën janar –mars të vitit 2018. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, lejet e ndërtimit janë rritur 118 për qind. Edhe sipërfaqja e miratuar për ndërtimet e reja është dyfishuar në krahasim me një vit më parë.
Sipas Institutit të Statistikave, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e parë të vitit 2018 është 10,2 miliardë lekë, nga 11,1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë të 2017-s. Ky tregues, në tremujorin e parë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, u ul me 7,6 për qind.
Sipas statistikave zyrtare në Tiranë, numri i lejeve të ndërtimit është 65, nga 43 leje ndërtimi që ishte një vit më parë. Këtyre lejeve në kryeqytet u korrespondon një sipërfaqe prej 103,507 metra katrorë, që është më shumë se 2,5 herë më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas rretheve; në Durrës u dhanë 23 leje ndërtimi, nga 11 leje ndërtimi që u dhanë një vit më parë, në Elbasan 19 leje, ndërsa në Fier 33 leje ndërtimi, nga 7 leje që u dhanë një vit më parë.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix22 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix22 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix22 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar22 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix23 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix23 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix23 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske24 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook