Ajnshtajni mund të ketë qenë një gjeni dhe shkencëtar i madh, por ai gjithashtu dinte disa gjëra për jetën. Ai e kuptoi rëndësinë e imagjinatës, nevojën për të vazhduar përpara, dhe më e rëndësishmja, për të mësuar. Truri i njeriut nuk është projektuar për të qëndruar në vend, dhe kapaciteti i tij i plotë ende nuk dihet. Përdorimi i trurit, potencialit dhe jetës tuaj është përgjegjësia juaj personale – të veprosh ndryshe do të thotë të tradhëtosh veten!
1. “Masa e inteligjencës është aftësia për të ndryshuar”
Me fjalë të tjera, jini aktivë dhe mos u fshihni! Bota dhe ekonomia është duke ndryshuar gjatë gjithë kohës. Cilido qoftë profesioni juaj, duhet të shikoni nga e ardhmja për të kuptuar se si mund të ndikojnë tek ju këto ndryshime. Unë jam diplomuar avokate, dhe ky profesion ka ndryshuar shumë më shumë sesa unë mendoja se qe e mundur kur ndiqja universitetin. Qëndroni aktivë dhe ruani ruani rrjetet tuaj të miqve dhe kolegëve. Mos e lejoni veten të izoloheni, duke u privuar nga shumë mundësi.
2. “Arsimimi është ajo që mbetet pasi ke harruar atë që ke mësuar në shkollë”.
Asnjehere mos ndaloni së zhvilluari veten dhe aftësitë tuaja. Për shembull, nëse keni aftësi në mësimin e gjuhëve të huaja apo luajtjen e një instrumenti, vazhdoni të praktikoheni për t’i ruajtur këto aftësi. Këto hobi dhe aftësi mund t’iu bëjnë të fitoni para edhe si një punë part-time, ose t’iu japin shanse të tjera në rast se e humbni vendin tuaj të punës. Unë vetë e zhvillova biznesin tim të tutelimit ndaj studentëve të ndryshëm, dhe kam shkruar disa libra në mënyrë që të ruaj aftësitë e mia në një periudhë afatgjatë. Mësova shumë kohë më parë, se nuk qe e mjaftueshme të isha vetëm një avokate.
3. “Unë nuk kam asnjë talent të veçantë. Jam thjesht një kurioz pasionant”.
Kini qëllime dhe ëndrra, dhe mos hiqni kurrë dorë nga ajo që dëshironi të arrini. Hidhini në një letër ato synime dhe veproni për t’i përmbushur ato! Kërkoni të gjitha rrugët e mundshme për t’i arritur ato, dhe jini sa më shumë specifik që mundeni. Mos thoni vetëm që doni “një jetë më të mirë” ose “më shumë para”. Reflektoni seriozisht mbi atë që dëshironi për të ardhmen tuaj, dhe pastaj jetësojeni çdo ditë. Një vizualizim i tyre është i rëndësishëm, madje edhe profil në Pinterest. Pasja e qëllimeve është njëlloj si të furnizoni me karburant serbatorin tuaj, dhe kjo do të thotë që jeni duke përparuar, zhvilluar dhe po ecni përpara. Përfitoni ndërkohë edhe nga disa përfitime të vogla, si një pushim në fundjavë, dreka me një mik, apo një shëtitje e gjatë në park.
4. “Vetëm ai që ia përkushtohet një kauze me të gjithë forcën e shpirtit të tij mund të jetë një mjeshtër i vërtetë. Për këtë arsye mjeshtëria kërkon gjithçka nga një person”.
Kjo duket si diçka mjaft e madhe, e cila shumë shpesh do të thotë asgjë se nuk bëhet asgjë – që është rezultati më i keq nga të gjithë! Kur unë bëj tutelingun tim, flas shpesh për të punuar mbi “gjëra me përmasa të menaxhueshme”, dhe e aplikoj atë edhe në praktikën time të biznesit. Marr kohë për të përgatitur ndërmarrjen e detyrave të caktuara, dhe garantuar që disa gjëra të kryhen paraprakisht. Bërja e listave është diçka shumë e mirë, ka diçka shumë të kënaqshme tek hedhja e objektivave në letër dhe nënvizimin e tyre kur ato të jenë realizuara. Kjo përforcon faktin se ju jeni duke vepruar dhe lëvizur në drejtim arritjes së rezultateve të dëshiruara.
5. “I druhem ditës kur teknologjia do të tejkalojë ndërveprimin tonë njerëzor. Bota do të ketë një brez idiotësh”.
Duke përdorur këtë citim, unë dua të them se ne duhet të ndjekim prirjet aktuale të teknologjisë, por duke mos lejuar që ato të marrin drejtimin e jetës sonë! Pra, shpesh ne fshihemi prapa telefonave, tabletave dhe laptopëve tanë; arti i bisedës duket se po vdes, teksa ne ecim andej-këndej duke folur, shkruar dhe lundruar në rrjet. Gjeni balancën e duhur dhe hapjuni një bote mundësish. Jeta ka të bëjë me ekuilibrin, kështu që përdoreni teknologjinë në avantazhin dhe jo disavantazhin tuaj.
6. “Arsyeja e vetme për kohën, është e tillë saqë çdo gjë nuk ndodh në të njëjtën kohë”.
Por ajo kohë që kemi në dispozicion duhet të përdoret me mençuri! Ne jemi të gjithë fajtorë kur themi se “s’kemi kohë”. Sigurisht jeta është vërtetë e vrullshme, por kjo s’duhet të përdoret si
një justifikim. Nëse pas një pune jeni duke u shplodhur, dëgjoni më mirë ndonjë audiolibër që flasin mbi vetëpërmirësimin në vend se thjesht të hapni radion. Ruani një zakon gjumi dhe mos fitoni zakonin e të fjeturit gjatë mëngjeseve në fundjavë. Ne të gjithë kemi në dispozicion 168 orë çdo javë, kështu që kemi nevojë për të shfrytzuar në maksimum secilën prej tyre.
7. “Kushdo që s’ka bërë ndonjë gabim, nuk ka provuar asgjë të re”
Marrja përsipër e rrezikut është diçka e frikshme, por por kështu është edhe një jetë pa përpjekje. Fillimi i një jete apo biznesi të ri me siguri që do t’iu nxjerrë jashtë zonës tuaj të rehatisë. Ju duhet të dilni prej andej dhe të rrezikoni edhe refuzimin. E çfarë është një jetë pa disa elementë të rrezikut? Unë s’mbaj mend numrin e letrave të refuzimit që kam marrë nga agjentët letrarë pasi iu dërgoja romanin tim, por kjo nuk më pengoi të vazhdoja përpjekjet e mia. Po, gjërat s’mund të ecin gjithmonë në favorin tuaj, por ndonjëherë kjo mund të ndodhë.
8. “Ekzistojnë dy mënyra për të jetuar:ju mund të jetoni sikur asgjë nuk është mrekulli, ose mund të jetoni si çdo gjë është e tillë”.
Me fjalë të tjera, ju mund të zgjidhni këndvështrimin sesi e shihni mjedisin dhe jetën tuaj. Kini një qëndrim mirënjohës ndaj gjërave të vogla; ka gjithmonë diçka për t’u vlerësuar. Mund të jetë uji i nxehtë në dushin tuaj në fund të një dite të gjatë e të lodhshme, apo një filxhan çaj që dikush tjetër e ka përgatitur për ju. Lumturia nuk gjendet gjithmonë tek gjestet e mëdha. Përdorni të gjitha shqisat tuaja:shiijoni vërtet ushqimin që hani, dhe dëgjoni zogjtë që këndojnë në mëngjes. Është e mahnitshme se çfarë ndodh kur ne thjesht ndalojmë për një moment, dhe jemi plotësisht të ndërgjegjshëm për atë që na rrethon.
9. “Vlera e një njeriu, duhet parë në atë që ai jep dhe jo tek ajo që është në gjendje të marrë”.
Dhënia e vlerave të tjerëve duhet të jetë shqetësimi ynë kryesor, dhe jo ajo çka mund të marrim për veten. Paraja është e rëndësishme, kjo nuk ka nevojë të përmendet shpesh, por shumë prej nesh shqetësohen për mungesën e saj apo duan akoma më shumë. Paraja është vetëm efekti anësor i vlerës që ne japim për të tjerët, kështu që çfarëdo gjëje që kërkoni të bëni, sigurohuni që të jetë e vlefshme për të gjithë. Ngjashëm me shprehjen “ajo që shkon, vjen sërish”, energjia qe shpenzojmë për njerëzit e tjerë kthehet sërish tek ne, kështu që nëse ne japim vlera, i kemi tërhequr sërish ato tek vetja jonë.
10. “Imagjinata është gjithçka; ajo është preludi i veprimeve të ardhshme në jetë”.
Përdorni imagjinatën tuaj për të pikturuar një tabllo mendore, të asaj çka ju doni për ta bërë jetën më të mirë. Krijoni një vizion për veten dhe jetën tuaj më të mirë, dhe lëvizni drejt atij realiteti. Bota jonë është produkt i mendimeve tona:ato krijojnë mjedisin tonë. Përdorni mendimet tuaja për të krijuar atë dëshironi. Një vizualizim i objektivave, është një mënyrë fantastike për të ndihmuar në krijimin e asaj tablloje mendore. Rishqyrtojeni atë çdo ditë, dhe lejoni që fuqia e mendimeve tuaja të tërheqë çdo gjë që ju dëshironi të arrini. Sipërmarrësit e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës, kështu që mos trokisni tek ata deri sa ta keni provuar vetë!
11. “E vetmja gjë vërtet e vlefshme është intuita”.
Dëgjimi i zërit tuaj të brendshëm apo shqisës së gjashtë, është diçka tek e cila unë besoj shumë. Ashtu si instinkti i nënës, ka një arsye të pashpjegueshme pse diçka parandihet si e gabuar ose një person që takoni nuk ndjehet shumë mirë. Realizoni një bisedë të sinqertë me veten. Çfarë ju bën të ndjeheni i apasionuar dhe çfarë ju shkakton gëzim? Shumë prej nesh e kalojnë jetën duke bërë atë që u është thënë se është “gjëja e duhur”, duke shtypur ndërkohë atë që duam vërtet. Dëgjimi dhe besimi tek mesazhet që iu dërgon trupi juaj, është si të zotërosh një busull të brendshme që ju përcakton drejtimin dhe fokusin. Ta shpërfillni atë është në rrezikun tuaj!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu