Kombet e Bashkuara kanë publikuar raportin vjetor “Zhvillimi Njerëzor,” i cili rendit se ku njerëzit jetojnë më gjatë, më shëndetshëm, arsimohen më mirë, ku papunësia është në vlerat më të ulëta të saj, pra me fjalë të tjera vendet më të mira për të jetuar.
1. Zelanda e Re
Njerëzit në Zelandën e Re kanë një jetëgjatësi të lartë të jetës, aty mesatarja është 82 vite.
2.Kanada
Kanada ka nivel të lartë të arsimit. Më shumë se gjysma e banorëve të saj janë të diplomuar nga një universitet.
3.SHBA
SH.B.A. është një nga vendet me nivelin më të lartë të pasurisë financiare. Amerikanët fitojnë mesatarisht rreth 52.947 dollarë në vit.
4.Irlandë
Krimi është i ulët në Irlandë. Sipas të dhënave më të fundit shkalla e vrasjeve qëndron në vetëm 1.2 për 1,000 persona.
5.Gjermani
Njerëzit në Gjermani kanë një mesatare të jetëgjatësisë deri në 81 vite. Ata kanë standarte të larta të kujdesit shëndetësor dhe kanë një rrezik relativisht të ulët për sëmundje si malaria, HIV, dhe tuberkulozi.
6.Hollanda
Ky vend ka një nga normat më të ulëta të barazisë të të ardhurave në botë, dhe ajo është vazhdimisht në rënie që nga mesi i viteve 1990.
7.Danimarka
Hendeku i pagës gjinore tani është vetëm 15%, një përqindje, e cila është në rënie për shkak të protestave nga punëtorët. Për krahasim, me SHBA ku hendeku rri pezull në 64%.
8.Zvicër
Njerëzit në Zvicër gëzojnë një arsimin me kosto të ulët. Studentët mund të shkojnë në kolegj për më pak se 1,000 dollarë për semestër.
9.Australi
Në 10 vitet e fundit,qeveria australiane rriti investimet për arsimin me më shumë se 25%.
10.Norvegji
Për të 12 vit radhazi, Norvegjia renditet si një nga vendet me standartin më të lartë të jetesës. Në sajë të sistemit të kujdesit shëndetësor të fuqishëm në vend, jetëgjatësia mesatare është 82 vjet.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu