Ka qenë qendër e fshatit të bashkuar që përfshinte edhe fshatrat: Vinjoll, Gernac dhe Selitë, popullsia para vitit 1990 ka qenë rreth 1600 banorë.
Në zonën e Gallatës në Daul, në periudhën bizantine është ndërtuar një kala, të cilën e përforcoi Skënderbeu.
Që në shekullin XVII në Gallatë ka pasur shkollë të mesme, rrënojat e saj janë dhe sot.
Dikur ka qenë zonë e njohur në vend për prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e dhive, ndërsa në pemëtari përmendej për arrat dhe gështenjat.
Më 1971 në Vinjollë të Gallatës u ndërtua edhe një hidrocentral i vogël.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu