Pasi shpëtoi nga vdekja e sigurtë një fëmijë që varej nga një ballkon i katit të katërt në Paris, malinezit i jepet shtetësia franceze.
Mamoudou Gassama u takua ditën e sotme me Presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee pasi videoja e shpëtimit të fëmijës u bë virale në mediat sociale.
Përveç faktit se është bërë një shtetas francez, 22-vjeçarit do t’i ofrohet një vend pune si në zjarrfikës.
Gassama mori gjithashtu një certifikatë kurajoje dhe përkushtimi të nënshkruar nga shefi i policisë së Parisit Michel Delpuech.
“Unë pashë shumë njerëz duke bërtitur. U ngjita dhe faleminderit Perëndisë, shpëtova fëmijën. U ndjeva shumë i frikësuar kur e shpëtova fëmijën. Vajta dhe u ula në dhomën e ndenjes, aty fillova të dridhesha,” tha ai.
Gassama është falënderuar edhe nga kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo sipas të cilës ai i kishte shpjeguar se kishte ardhur nga Mali disa muaj më parë duke ëndërruar të ndërtonte jetën e tij në Francë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu