Lidhu me ne

Radar

Hotelet më të bukur prej akulli në botë (FOTO)

Hotelet më të bukur prej akulli në botë (FOTO)

Bukuria rreth botës mund të jetë në forma të ndryshme. Mrekullitë nga natyra dhe të krijuara nga dora e njeriut janë me të vërtetë mahnitëse.

Këtu do ju paraqesim një formë të pazakontë të arkitekturës që është tepër e bukur. Këta janë “Ice Hotel” më të bukur në botë, ku çdo gjë është e ndërtuar më akull.

Ata ndodhen në vende të ndryshme të botës. Vizita e tyre mund të jetë përvojë vërtetë e mahnitshme.

1. Hoteli Alpeniglu në Hochbrixen, Austri

Në Luginën Brixental në afërsi të maleve në Hochbrixen është fshati i Alpeniglut, i cili ka qenë i ndërtuar tërësisht në akull dhe borë. Ai krenohet me banesat e shumta eskimeze, një restorant, një kishë, një bar dhe një qendër ekspozite, ku shfaqen skulptura fantastije të gdhendura nga akulli.

2. Resorti arktik i Kakslauttanen në Finlandë

Ky resort ndodhet në fshatin Saariselkä në Finlandë. Këtu secila prej banesave eskimeze mund të kushtojë deri në 357 dollarë një natë dhe është e pajisur me shtretër për dypersona, një banjo, dhe më e mira e të gjithave një sauna personale.

3. Iglu-Dorf, Zvicër

Hotel Iglu-Dorf është rindërtuar çdo sezon nga 3.000 ton dëborë në gjashtë vende duke filluar nga Alpet deri në Pirenej. Ai është i hapur nga dita e Krishtlindjeve deri në prill dhe çdo fshat pret deri në 38 mysafirë. Aty temperaturat arrijnë deri në minus 40 gradë Celsius. Një natë këtu kushton 119 euro.

4. Hoteli Jukkasjäroi në Suedi

Hoteli Jukkasjärvi ofron 19 dhoma individuale, një bar dhe një kishë. Ai është ndërtuar nga 700 milion topa bore dhe ka dizenjime të ndrzshme nga artistë nga e gjithë bota.

5. Festivali i Kamakura, Japoni

Për ata që dëshirojnë të qëndrojnë në një banesë eskimeze, por nuk dëshirojnë të kalojnë natën në të, atëherë ky festival i pazakontë akulli në Japoni mund të jetë një mundësi e mirë për ju. Festivali i 400 vjeçar Kamakura festohet nga mbi 100 kamakura, të bëra nga bora dhe të ndriçuara nga drita e qiririt. Brenda Kamakura ka një altar , i cili është ngritur për të nderuar perëndinë e ujit dhe për t’u lutur për më shumë ujë të pastër.

6. Hoteli Glace, Kebek, Kanada

Hoteli Glace, Kebek, Kanada është ndërtesë luksoze krejtësisht prej akulli. Ai çdo vit është ndërtuar me një dizanj të ri nga njëqind mijë ton akull dhe borë.

7. Hotel Sorrisniva, në Norvegji

Banesa eskimeze Sorrisniva në Alta, Norvegji  është një nga hotelet më të vjeter të akullit dhe është rindërtuar çdo sezon. Hoteli ofron ekskursione të tilla si peshkim, udhëtim me slitë, udhëtime për të parë dritat e veriut etj.

8. Hotel Kirkenes në Norvegji

Hotel Kirkenes në Norvegji përmban blloqe akulli, të cilat janë bërë nga fjorde të ngrira. Muret e saj janë mbi 177cm të trasha dhe me temperatura  brenda është minus pesë gradë. Këtu shërbehen vetëm pije alkoolike duke pasur parasysh se çdo gjë jo-alkoolike do të ngrijë.

9. Kalaja LumiLinna, Finlandë

Kalaja e borës Kemi është e ndërtuar në Finlandë. Ajo është e lartë 19 metër dhe përbëhet nga tre kate.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix11 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix11 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar1 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix1 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook