‘Notis Sfakianakis ishte tangërlliks, i tërboi organizatorët me tekat e tij psikopate’
U zhvillua në Pallatin e Kongreseve koncerti i shumëpërfolur i këngëtarit grek Notis Sfakianakis.
Ndërsa nga njëra anë thuhej që ishin shitur të gjitha biletat pavarësisht çmimit të tyre shumë të shtrenjtë, kishte zëra që ato jo vetëm që nuk arritën të shiteshin por u dhuruan.
Gazetarja Desara Karaiskaj është ajo e cila e ka bërë këtë deklaratën e fundit, fill pas përfundimit të koncertit të Notis-it, duke thënë se biletat janë shpërndarë pa para ku ka qenë e mundur. Karaiskaj tha se këngëtari grek i ishte dukur tangërlliks dhe mbi të gjitha i kishte ‘tërbuar organizatorët e koncertit me tekat e tij’.
“Më vjen aq keq për ata që vërtetë donin të ishin në koncertin e Sfakianakis, sepse prej çmimit të llahtarshëm të biletës nuk mundën. Dhe salla ishte e mbushur me njerëz që ndodheshin aty sepse i kishin dhuruar biletat, e nuk e dinin as vetë pse ishin aty. Biletat nuk u shitën dhe në moment të fundit u dhanë kot e më kot.
Gjithsesi… Për të gjithë ju që nuk ishit sonte, të mos ju vij keq…. Nuk ju meritonte fodulli dhe tangërlliksi Notis, asnjërin prej jush. Erdhi në pallat të Kongreseve në orën 10 dhe… Para se të vinte i tërboi të gjithë organizatoret me tekat e tij psikopate. Natën e mirë!”– ka shkruar gazetarja e cila duket se është revoltuar shumë ndaj sjelljeve të Notis-it.
Koncerti i këngëtarit grek u prit me shumë kritika, madje kishte këngëtarë shqiptarë të cilët bënë thirrje që koncerti i tij të bojkotohej. Kjo për shkak se thuhej që Sfakianakis i kishte konsideruar shqiptarët më herët si racë inferiore. Por Sfakianakis i mohoi këto deklarata, duke ndërprerë për 5 minuta koncertin e tij dhe duke kërkuar falje.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu