Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj po kërcënojnë gazetarin investigativ Jetmir Olldashin dhe Albert Veliun në lidhje me audipërgjimet për Agron Xhafajn.
Basha ka theksuar se njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista, që ky i fundit të përgenjështrojë deklaratat.
‘Të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike.
Çdo përpjekje e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar apo për të blerë dëshmitarin x, thjesht i zhyt edhe më thellë Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën në skandalin ku janë përfshirë kokë e këmbë.”, tha Basha.

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu