Çfarëdo që mendja mund ta konceptojë dhe besojë, njeriu është në gjendje ta bëjë realitet.
2- Dëshira
Nuk ka limite, përveç atyre që ne i vëmë vetes sonë. Edhe varfëria, edhe pasuria, janë pasoja të drejtpërdrejta të mendimeve tona.
3- Besimi
Idetë janë duke u transformuar në pasuri përrallore, kudo përreth nesh. Duke përdorur besimin, mund t’i bashkoheni atij grupi njerëzish me arritje të mëdha.
4- Shqisa e gjashtë
Pjesa krijuese e mendjes krijon hov dhe frymëzim. Mund të forcohet dhe të rritet me kohën.
5- Autosugjestioni
Njeriu është zot i fatit të tij sepse ai ka fuqinë të ndikojë në atë që ai mendon, duke përdorur teknikën e autosugjestionit.
6- Dija e specializuar
Drejtimi dhe orientimi inteligjent i dijes së specializuar, është mënyra më e shpeshtë e krijimit të pasurisë.
7- Truri
Organi ynë është i pabesueshëm, sepse është në gjendje të dërgojë dhe marrë mendime nga të tjerët.
8- Imagjinata
Imagjinata është “vendi i punës”, ku të gjithë planet mund të farkëtohen dhe të përgatiten për veprim.
9- Vendim-marrja
Njerëzit e suksesshëm kanë zakonin që të marrin vendimet shpejt dhe t’i ndryshojnë ata ngadalë, nëse ka ndonjëherë nevojë. Njerëzit e suksesshëm e kanë mposhtur zvarritjen.
10- Planifikimi i organizuar
Çdo gjë që është krijuar fillon në formën e dëshirave, të cilat më pas vendosen në “vendin e punës” të imagjinatës, për një organizim dhe planifikim të përshtatshëm.
11- Fuqia e Mendjes së Grupit
Ju automatikisht përftoni zakonet dhe fuqinë e njerëzve me të cilët shoqëroheni. Kontrollojeni këtë duke krijuar një Mendje Grupi, pra njerëz që t’ju ndihmojnë për arritjen e ëndrrave tuaja.
12- Këmbëngulja
Vullneti, dëshira dhe këmbëngulja janë thelbësore për shndërrimin e dëshirave në ekuivalentin monetar.
13- Misteri i shndërrimit seksual
Shndërrimi seksual përfshin transferimin e dëshirës seksuale në një forcë motivuese për arritje financiare.
14- Mendja e pandërgjegjshme
Një rezervuar shumë i madh, ku depozitohen të gjithë impulset apo mendimet që janë marrë përmes pesë shqisave.
15- Gjashtë fantazmat e frikës
Çelësi që hap dyert drejt një jete në bollëk është privilegji i krijimit në mendjen tuaj, të një dëshire të fortë dhe “djegëse” për arritje. Është kënaqësia që vërshon tek të gjithë ata që “pushtojnë” veten e tyre dhe forcën e jetës./Podiumi.com
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu