Lidhu me ne

Kioske

10 kuriozitete rreth parave që do t’ju habisin

10 kuriozitete rreth parave që do t’ju habisin
Si funksionojnë kartëmonedhat plastike të Anglisë? Kush është monedha me e shkëmbyer në botë? Majmunët a dinë t’i përdorin paratë? Kush është personazhi historik, imazhi i të cilit shfaqet në numrin më të madh të kartëmonedhave? Kush është diferenca mes monedhës virtuale dhe kriptomonedhës?
5-paundi
1-E papërshkueshme nga uji për shkak të plastikës, është kartëmonedha prej 5 paundësh që u lëshua nga banka më 13 shtator të 2016.  Bëhet fjalë për një prodhim italian, i shtypur në Casale Monferrato, falë materialit polimer, që zgjat 2.5 herë më shumë se 5 paundi i vjetër. Vitin e kaluar 21.835 kartëmonedha u deshën që të zëvendësohen për shkak të dëmtimit që kishin pësuar nga kafshimi i kafshëve, apo larja e tyre në lavatriçe. Tashmë ato janë më të vështira për tu falsifikuar për shkak se kanë një “dritare”, transparente  dhe futen më lehtë në xhepa apo portofola, pa u dëmtuar. Përveç portretit të Mbretëreshës Elisabetta, kartëmonedhat e reja përfshijnë edhe atë të  Winston Churchill. Por kjo nuk është një risi absolute: kartëmonedhat e para plastike janë futur në Australi në vitin 1992 dhe që atëherë u përhapën edhe në vende të tjera të botës, në Zelandën e re dhe Rumani.
816504-2465-in-900x6002- Kjo është kartëmonedha e fundit e emetuar në vitin 2008, nga banka qendrore e Zimbabve. Ka një vlerë prej 100 miliardë dollarë të Zimbabve. Kjo është vlera më e lartë e prodhuar ndonjëherë, por me atë kartëmonedhë nuk arrin që të blesh asnjë abone javore autobusi. Zimbabve po kalon një krizë të rëndë inflacioni të frikshëm. Çmimet dyfishohen nga sot-nesër: banorët për të bërë pazare dalin me qese plastike në dorë, të mbushura me monedha. Për të dalë nga kjo krizë, banka qendrore nga 15 gushti 2015, ka nisur konvertimin e dollarëve të vjetër të Zimbabve në dollarë amerikanë. Kursi i këmbimit është tronditës: 1 dollarë amerikan për 35 miliardë dollarë të vjetër të Zimbabve.
cappuccino-900x6003- Në vitin 2005 , hulumtuesit në Universitetin Yale kanë arritur të demonstrojnë se nëse majmunët Capuchin ( Cebus capucinus ), trajnohen siç duhet, ata mund të mësojnë të përdorin paratë për të bërë pazare. Gjatë eksperimentit, majmunët treguan një lloj lehtësie të përdorimit të kartëmonedhave: disa prej tyre vidhnin monedhat e disa të tjerë i përdornin për të blerë të mira materiale. Ndërkaq, kishte edhe nga ata që i përdorën paratë për favore seksuale.
nazipound-900x6004- Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët falsifikuan paundët britanikë me një vlerë totale prej134,610,810 paund. Qëllimi ? Destabilizimi i ekonomisë britanike. Edhe sot, paundët e rremë gjermanë, janë konsideruar në mesin e falsifikimeve më të mira të bëra ndonjëherë dhe kjo është pothuajse e pamundur për t’i dalluar ato nga paundët realë. Paratë u përdorur edhe nga nazistët për të liruar Musolinin nga “Campo Imperatore”.
sterline-900x6005- Me që ra fjala tek anglezët: portreti i Mbretëreshës  Elisabetta, u shfaq tek monedhat në 33 vende të ndryshme të botës. Shfaqja e parë e portretit u vendos tek valuta kanadeze e vitit 1935, kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe. Monarkja britanike, në fakt është në kreu i shtetit nga të gjitha vendet që janë pjesë e Commonwealth-it britanik .
australia-900x6006- Procesi që ka të bëjë me njohjen e monedhave të reja, është i komplikuar. Për shembull në vitin 1965, kur Australia braktisi paundin për të pasur një monedhe të sajën kombëtare, përpara se të zgjidhte fjalën dollar, qarkulluan emra të ndryshëm. Mes tyre ishte edhe monedha e quajtur  Kanga (që vinte nga emri kangur), apo Emu.
13-900x6007-Monedha më e përdorur në botë? Është dollari. Ndiqet nga euro, paundi anglez, juani kinez dhe jeni japonez.
bitcoin11-900x6008- Jo të gjitha monedhat dixhitale janë të njëjtat. Ka diferencë mes monedhës virtuale dhe kriptovalutës. Monedha virtuale është përcaktuar në vitin 2012 nga Banka Qendrore e Europës “një lloj paraje dixhitale jo e rregulluar, e cila zakonisht u lëshua dhe kontrollua nga zhvilluesit e saj dhe që tani përdoret mes një komuniteti specifik virtual”. Një kriptovalutë ( për shembull Bitcoin), është në mesin e monedhave dixhitale që përdor kriptografinë për sigurinë në botë dhe që është shumë e vështirë që të falsifikohet. Karakteristikat dalluese e kriptovalutës është fakti se ato nuk janë lëshuar nga një autoritet qendror.
Aung San Suu Kyi Aung San Suu Kyi
9-Presidenti i Rangn (Burma), në vitin 1988 Ne Win, vendosi që të zhdukë kartëmonedhat që nuk kishin të shfaqur numrin 9. Ky sipas tij ishte numri me fat dhe banorët e u hodhën në protesta sepse zhdukja e monedhave kishte të bënte edhe me nxjerrjen e jashtë përdorimit të parave që njerëzit e tij kishin kursyer për gjatë gjithë jetës. Tashmë ato para nuk kishin më asnjë vlerë. Protestat zgjatën prej disa muajsh dhe ushtria vrau rreth 10 mijë njerëz. Ajo udhëhiqej nga Aung San Suu Kyi dhe në 1988 u bë një ikonë e lirisë në të gjithë botën.
liche-900x60010- Në 2011, faqja e internetit “Airbnb” , publikoi njoftimin për të marrë me qira të gjithë Principatën Lihtenshtajnit për 70,000 $ për një natë. Qiramarrësit mund edhe tu jepnin emra rrugëve të Principatës. Ideja nuk fakt nuk ishte e re. Në 2003, Karl Schwärzler nga Lihtenshtajni, fitoi çmimin “Nobel” për ekonomi,  për të bërë të mundur marrjen me qira të të gjithë shtetit dhe që ai mund të përdorë për konferenca, dasma  apo ngjarje të tjera./Focus
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix3 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar3 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook