Sport
Futbollisti i kombëtares pret fëmijë nga ish-Miss Shqipëria
Elseid Hysaj po kalon një moment të artë në karrierën e tij futbollistike pasi është kualifikuar me Shqipërinë në “Francë 2016” ndërsa me Napolin po lufton për titullin kampion në Seria A.
Hysaj po pret me padurim Kampionatin Evropian, por jo vetëm, pasi shkodrani së shpejti pritet të bëhet baba për herë të parë.
Bukuroshja Fiorenza Lekstakaj, bashkëshortja e Elseidit tash e gjashtë muaj është shtatzënë e çifti Hysaj tashmë pret anëtarin më të ri të familjes së tyre që do të jetë djalë, raportojnë mediat në Tiranë.
Elseidi është i martuar me Fiorenzën prej një viti, ndërsa ata janë njohur në vendin fqinj të Italisë ku jetojnë prej vitesh. Fiorenza në vitin 2013 ka fituar edhe konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu