Kryesore
Cila është deputetja që ka fjetur me modelin?! Pas Xhesikës vjen Xhesiku.
Një ish model shqiptar që jeton jashtë, Alesio Aliaj, ka dhënë një intervistë në të cilën shprehet, edhe pse jo shumë qartë, se ka fjetur me një deputete të Parlamentit të Shqipërisë. Modeli në fakt flet në përgjithësi për eksperienca e tij seksuale dhe lë të kuptohet se ka fjetur me gra të biznesit dhe deputete. Ai nuk përmend as emër dhe as detaje, por flet në përgjithësi për mënyrën se si është sjellë ajo në shtrat. Në fakt intervista vjen pas një tjetër interviste që bëri bujë, dhënë nga një këngëtare, Xhesika Ndoj, e cila deklaronte se ka qenë target seksual i disa deputetëve. Edhe këngëtarja nuk përmendi emra, por orientime ideologjike, që edhe i ndërroi disa herë. Në fakt të dyja intervistat kanë një problem. Por po merremi më këtë të Aliajt.
Në Parlamentin Shqipërisë ka thuajse 30 deputete. Mosha e tyre varion nga 21 deri në 60 vjeç. Disa prej tyre janë beqare, të tjerat të martuara apo divorcuara. Secila prej tyre ka ose mund të ketë historinë e saj, por kjo është një gjë private. Ato janë gra dhe kur bëhet fjalë për seks, nuk kuptohet se përse seksi i një deputeteje qënka kaq i bujshmë dhe i lakmuar në raport me seksin e grave apo vajzave të tjera që mund të kenë ndonjë angazhim tjetër?! Sa të meritojë një vëmendje dhe përmendje të veçantë.
E dyta të thuash që deputetet janë të nxehta apo të ftohta, pra të etiketosh një kategori të tërë sepse ke bërë seks me njërën prej tyre një natë të vetme, ngjan më shumë se sa qesharake. Është amatoreske.
E treta, të flasësh pa përmendur emër dhe të përfshish në media kuriozitetin normal njerëzor po ashtu është abuzive. Si në rastin Ndoj, duket më shumë një lajm i kërkuar, që duke njohur vemendjen e portaleve për politikën, kthehet edhe në një marketing personal.
Së fundmi, të gjitha këto lajme, vetëm sa konfirmojnë kompleksin që kjo kategori shoqërore ka ndaj politikës. Në gjithë botën, femrat tunduese janë ato të shou bizit apo këngetaret. Vetëm në Shqipëri, njerëzit tundohen nga politikanet, që në një sondazh botëror, figurojnë më pak të preferuarat bashkë me avokatet.
Nderkohe komentuesit online kane filluar te japin alternativat duke filluar me
Makbule Çeçon
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu