Buffon ‘var këpucët në gozhdë’, dritëhijet e një kampioni të madh (Profil)
Pas 23 vitesh karrierë portieri legjendë i Juventusit por edhe i kombëtares italiane, Buffon, ka varur këpucët në gozhdë.
Në karrierën e tij të gjatë, gardiani ka mbrojtur për 17 vite me radhë, portën e Juventusit, duke i dhënë fund me takimin e fundit ndaj Veronës. Buffon llogaritet si një nga portierët më të mirë në botë dhe është i vetmi portieri që ka ftuar çmimin Lojtari i sezonit në Serinë A.
Me 167 ndeshje me kombëtaren italiane ai është lojtari me më shumë prezenca me axurrët dhe pëveç kësaj ka fituar 12 herë trofeun portieri më i mirë i kampionatit italian.
Në karrierën e tij të gjatë, Buffon ka fituar 23 trofe, ku përfshihen 9 tituj kampionë, 5 kupa Italie, 6 superkupa Italie, një Kupë UEFA dhe një Kupë Bote.
Por përveç titujve dhe lavdisë, karriera e tij është shoqëruar edhe me dritëhije, siç janë akuzat ndaj tij për përfshirje në baste të paligjshme në vitet 2006 dhe 2012.
Buffon është akuzuar për pritje fashiste gjatë kohës që ishte te Parma për shkak të shkrimit të një bluze që mbante veshur, por kërkoi publikisht falje duke thënë se nuk ishte e qëllimshme pasi nuk kishte njohuri për simbolet e fashizmit. Ai e ka pranuar se ka luajtur skedina, por e ka mohuar se ka vënë bast për ndeshjet në Itali.
Buffon vjen nga një familje sportistësh pasi babai i tij ka qenë peshëngritës, e ëma hedhëse disku, dy motrat e tij kanë qenë volejbolliste kurse daja i tij ka qnë basketbollist.
Një karrierë e mbushur me suksese dhe lavdi, ku mungon padyshim një Ligë Kampionesh pas 3 finaleve të humbura nga Juventusi në periudhën e Buffon.
Pas rënies së Juventusit në Serinë B pas skandalit ‘Calciopoli’, ai nuk e braktisi ekipin po qëndroi në kategorinë inferiore duke treguar se është një kampion i madh. Pavarësisht gjithçka ka shoqëruar karrierën e tij, Buffon mbetet një nga portierët dhe sportistët më të mëdhenj në Itali.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu