Çfarë ishte Gmail përpara Google-it? Kush ia vodhi 2,1 miliardë dollarë Pablo Eskobarit? Ku lindi kafeja e parë në botë? 10 kuriozitete suprizuese nga e gjithë bota.
1- Origjina e Bankës Amerika
Bank of Amerika, e dyta më e madhja në këtë vend ka lindur nga një tjetër bankë, Bank of Italy e San Frannciskos në vitin 1904 nga emigranti italian Amadeo Giannini.
2- Kush e dizenjoi flamurin e fundit të SHBA-ve
Flamuri që SHBA përdor sot me 50 yje është dizenjuar nga një nxënës, Robert G. Heft i cili e pati atë si një detyre mësimore. Shumë historianë thonë se nga flamuri Heft u inspirua presidenti Eisenhoëer në vitin 1958 për të zgjedhur flamurin. Dhe të mendosh që për këtë punë, mësuesi e vlerësoi nxënësit me një –B: më pak se 8.
3- Dollarët e ngrënë nga minjtë
Përllogaritet se 2.1 miliard dollarë nga pasuria e tij e stërmadhe, bosi me i madh i drogës, Pablo Escobar, i ka humbur duke ia ngrënë minjtë nëpër magazinat ku i mbante.
4-Ku lindi kafeneja e parë
Kafeneja e parë në botë është hapur në Kostandinopoje, kryeqytetin e dikurshëm të Perandorisë Bizantine. Ishte viti 1554. Pas saj, e dyta është hapur në Aleppo, tashmë e famshme edhe për shkak te ISIS-it, në Siri. Bëhej fjalë për vende ku burrat takoheshin për të dëgjuar poezi, ose për të luajtur lojëra, si për shembull shah.
5- Qytete që po fundosen
Nuk bëhet fjalë për Venecian. Nëse Venecia e famshme në Itali zhytet në det me 2 mm në vit, Meksiko humbet 10 cm në vit, duke shkuar kështu drejt një kolapsi definitiv.
6-Kush e zbuloi i pari picën, milanezët apo njujorkezët?
Gabon kushdo që beson se amerikanët e kanë zbuluar picën shumë vite më parë sesa italianët. Përkundrazi. Piceria e parë në Nju Jork u hap në vitin 1905, nga ideja e emigrantit të quajtur, Gennaro Lombardi. Kishin kaluar 15 vjet që nga shpikja e “Margaritës”, megjithëse suksesi qe thuajse i menjëhershëm. Sot, pica më popullore në SHBA është pica “Pepperoni” (me sallam pikant).
7- Një çokollatë që kushton sa ari
Çokollata më shtrenjtë në botë është To’ak dhe çmimi i saj shkon deri kushtoje deri në 260fdollarë.
8- Çfarë ishte Gmail përpara Google-it?
Përpara se te përdorej nga Google për të përcaktuar postën elektronike, gmail, quhej një tjetër shërbim postar elektronik falas i sit-it Garfield.
9- Olimpiadat artistike
Mes viteve 1912 dhe 1948, mes garave sportive kishte edhe gara për pikturë, muzikë, arkitekturë dhe letërsi. Në 1954, me dekret te Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, u përcaktua që këto punime vetëm sa mund të shfaqeshin dhe ekspozoheshin, por nuk do të garonin më mes tyre dhe nuk do të kishte fitues.
10- Sa kushtoi simboli i Australisë?
Opera House në Sidni të Australisë u inaugurua nga Mbretëresha Elisabeta më 20 tetor 1973. Ndërtimi i saj u shoqërua me një skandal, për shkak te kostos së larte që në atë kohe u vlerësuar nga 7 deri në 102 milion dollarë australiane.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu