Lidhu me ne

Temporal

Historia e duhanit: Ku dhe kur u ndez cigarja e parë?

Historia e duhanit: Ku dhe kur u ndez cigarja e parë?
Duhanpirja është një zakon aq jetik për disa njerëz, saqë ka edhe nga ata që besojnë se zjarri u shpik pikërisht prej një personi që donte të ndizte një cigare.
Por përtej shakasë, nga nisi zakoni i pirjes së duhanit?
Një “zakon i mallkuar” sipas mjekëve dhe Organizatës Botërore të Shëndetit? Historia e duhanit dhe cigareve: nga një instrument fetar në drogë.
Tymi, në fillim të civilizimit njerëzor, nuk ishte objekt i konsumit në masë, por diçka e shenjtë: përdorej nga priftërinjtë. Ata të popujve Maja dhe Azteks, e kthenin tymin drejt Diellit dhe në drejtim të pikave kardinale për të komunikuar me Hyjnitë. Reja e tymit, “jo materiale”, ashtu siç mund të jetë një shpirt, ishte një instrument i rëndësishëm fetar.
christopher_columbus6.570
Tymi i duhanit, i përdorur për herë të parë në kohën e zbulimit të Amerikës nga ana e gazetarëve, si Bartolomeo de Las Casas, ishte e zakonshme në mesin e Taino (popullsisë para-kolumbiane e cila jetonte në Santo Domingon e sotëm): “Indianët përziejnë frymën e tyre me barishten e quajtur pentum (ose tabago .”
Funksioni i pirjes së duhanit nga amerikanët ishte shkaktimi i ndërgjegjes së ndryshuar, e përdorur në sasi të mëdha. Duhani gjithashtu përdorej edhe për me fuqitë shëruese, ose i përzierë me hirin ose përdorej si një çamçakëz. Në të njëjtën mënyrë e përdorin edhe sot në Brazil, me shije që duken se janë pozitive në gojë dhe shëndetin e dhëmbëve të tyre (në bazë të studimit të dy dentistëve në Torino). Indianët e Amerikës së Veriut tymosmin me pipë, por vetëm në ceremonitë shpirtërore ose gjatë këshillave të të moshuarve.
Nga Amerika, duhani hyri në Evropë, i sjellë nga shokët e Kristofor Kolombit. Në vitin 1560 një ambasador portugez në Francë, Jean Nicot, promovoi duhanin si bimë mjekësore (dhe nga ai ka ardhur emri i nikotinës). Shumë shpejt pirja e duhanit u bë diçka e zakonshme në mesin e ushtarëve dhe marinarëve evropianë. Por kjo nuk do të thotë se në Evropë apo Azi kurrë nuk ishte pirë duhan para zbulimit të duhanit në Amerikë.
Tymosej diçka tjetër.
Arianët e Iranit të sotëm dhe popullsia e lashtë e Shiitëve – të njohur nga historiani dhe udhëtari grek Herodoti – përdornin farë kërpi (Kanabis sativa), me fjalë të tjera marijuanë. Herodoti tregon: “Futen nën një tendë të bërë nga batanije dhe hedhin farën mbi gurë të nxehtë, farat digjen duke prodhuar një lloj tymi që asnjë banjo greke me avull nuk mund ta superojë. Shiitët buçasin nga gëzimi”.
Sumerët, kohë më parë, përdornin opiumin në ceremonitë e veçanta, në formën e topave të vegjël që gëlltiteshin, dhe ndoshta edhe e tymosnin. Opiumi në Lindjen e Largët dhe hashashi në Lindjen e Mesme, u bë shumë popullor që në Mesjetë. Opiumi u kthye në një të keqe shoqërore në Kinën koloniale, ku në fillim të shekullit të 19 shpërtheu Lufta e Opiumit.
Piktorë, si Adriaen Brouwer përhapën imazhin e një pirësi duhani me pipë dhe Sebastian Bach bëri një kompozim në nder të duhanpirësve. Në mesin e borgjeze të ftuar nëpër darka , ata ftoheshin për të pirë duhan në një dhomë të veçantë me një kostum të dhënë nga mikpritësi. Kur ata ktheheshin përsëri në dhomën e ngrënies e linin këtë xhaketë, të quajtur “smoking”, e cila vinte era tym. Kështu nuk shqetësoje me erën e pakëndshme nejrëzit e tjerë.
Ndërsa duhani me pipë filloi kështu: Një ditë në vitin 1832 ushtarët muslimanë turq u përpoqën ta vinin duhanin në cilindra letre. Pra, shpikën cigaren, virusin më agresiv.
firecured_header.570
Dhe nga Turqia në Britani, nga Franca në Gjermani, makinat e revolucionit industrial filluan të prodhonin miliona e miliona cigare. Ky konsiderohej një evolucion: pak për efektet tonike të nikotinës dhe pak për cilësitë magjike të duhanit.
Cigarja u konsiderua si një lloj dopingu për ushtarët në front, ashtu si duhani i pipave rekomandohej si një ilaç kundër tundimeve të natyrës seksuale. Gjatë Luftës Civile Amerikane ushtarët përdornin një duhan me shije më të butë dhe aromë më të mirë. Por në gjendje për të krijuar më shumë varësi. Industria e cigares përfshiu të gjithë botën.
Në vitin 1880 u shfaq një makinë në gjendje për të siguruar çmime të ulëta për prodhimin e sasive të mëdha të cigareve, ndërsa reklamat bënin punën e vet. Për shembull këshillohej përdorimi i cigares për të mbajtur linjat në vend të ngrënies së ëmbëlsirave. Në filmat e xhiruar gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore, pothuajse të gjithë yjet pinin duhan sa për t’u bërë shembull. Në fund të Luftës së Dytë Botërore stekat e cigareve që ushtarët amerikanë merrnin falas zëvendësonin paratë në transaksionet e tregut të zi. Pastaj bëheshin produkte shumë ta dashura nga qeveritarët për taksat mbi konsumin.
historia-e-cigares-5
Në vitet ‘50 dhe ‘60 aktorët, këngëtarët, dhe shkrimtarët shfaqeshin me cigare kudo, në teatër, kinema dhe madje dhe në televizion. Cigaret kishin shndërruar totalisht përdorimin e shenjtë në një rutinë të përditshme për masat. Tani konsiderohet drogë.
Përhapja
Cigarja e mirëfilltë u shfaq diku nga shekulli i nëntë në Amerikën Qendrore në formën e pipave dhe tubave të tymosjes. Majat dhe më vonë aztekët e konsumonin cigaren dhe droga të tjera si pjesë e ritualeve fetare dhe si ceremoni të hyjnive në tempuj. Amerikanët jugorë dhe qendrorë përdornin bimë të ndryshme për tymosje.
Kur duhani arriti në Spanjë, ai ishte perfeksionuar edhe më shumë përmes mbështjellësve me përmbajtje misri. Produkti përfundimtar u quajt në atë kohë papelate dhe është i dokumentuar në piktura të ndryshme të piktorit të famshëm Françesko Goja.
Në vitin 1830, cigarja kapërceu në Francë, ku mori emrin “cigarette”. Pesëmbëdhjetë vjet më pas, monopoli i duhanit të shtetit francez filloi prodhimin e cigareve. Makineria e bërjes së cigareve u shpik në 1880 nga Xhejms Albert Bonsak, gjë që e rriti prodhimin ditor të cigareve nga 40 mijë në 4 milionë.
Përhapja e konsumit të cigareve në botën perëndimore është një fenomen që ndodhi në masë në shekullin njëzet. Doktorët gjermanë ishin të parët që bënë lidhjen midis duhanpirjes dhe kancerit të mushkërisë, që çoi në krijimin e lëvizjes së parë kundër duhanpirjes në Gjermaninë Naziste.
Gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, cigaret ishin të racionuara për ushtarët njëlloj si pjesa tjetër e furnizimeve. Edhe në luftën e Vietnamit, cigaret përfshiheshin në vakte. Kjo praktikë amerikane ndaloi në vitin 1975.
Cigarja moderne
Cigaret moderne u prodhuan pas viteve ‘50 dhe janë të përbëra nga gjethja e copëtuar e duhanit dhe produkte të tjera të përziera. Prodhimi i cigares është i ndarë nga katër pjesë: filtri që ka acetat celuloze, letra që mbulon filtrin, duhani dhe letra që e mbulon atë. Në vitet e fundit, prodhuesit në kërkim të maksimizimit të përfitimeve kanë ndërmarrë praktikën e përdorimit jo vetëm të gjetheve, por edhe të mbetjeve të ricikluara të duhanit.
Fakte
Sipas statistikave, 80 për qind e duhanpirësve jetojnë në vende me të ardhura të mesme ose të ulëta. Të gjitha cigaret që janë konsumuar për vitin 2011, mendohet t’u kenë kushtuar njerëzve 8.37 miliardë dollarë. Përllogaritet se 19 për qind e të gjithë të rriturve konsumojnë duhan. 21.6 për qind e të gjithë meshkujve dhe 16.5 për qind e femrave pinë cigare. 69 për qind e konsumuesve të duhanit duan të heqin përfundimisht dorë prej tij. Australia është kontinenti që ka ligjet më të ashpra ndaj duhanit.
Të rinjtë dhe duhani
Çdo ditë, rreth 4000 persona që nuk kanë mbushur akoma 18 vjeç, provojnë cigaren e tyre të parë. Po ashtu çdo ditë, 1000 të rinj poshtë moshës 18 vjeç bëhen duhanpirës të rregullt. Mosha e lejuar për konsumin e cigares është përgjithësisht 18, por shtete si Alabama, Alaska, Nju Xhersi dhe Kanadaja e kanë rritur këtë moshë me një vit.
historia-e-cigares-3
Duhani dhe psikologjia
Shumica e duhanpirësve e fillojnë këtë praktikë gjatë adoleshencës ose pjekurisë së hershme. Pirja e duhanit lidhet me elementë të ndërmarrjes së rrezikut dhe rebelimit, që zakonisht shfaqen te të rinjtë. Prania e duhanpirësve në mjedisin e fëmijëve mund të bëhet një shkak për fillimin e konsumit të cigares.
Nga ana psikologjike, duhanpirësit shprehen se cigarja i ndihmon të çlirohen nga ndjenja e stresit. Pavarësisht kësaj, ndjesia e stresit është më e lartë tek duhanpirësit sesa tek ata që nuk e konsumojnë atë.
Shumë larg nga ndihma për të kontrolluar gjendjen e keqe shpirtërore, nikotina duket se e shton stresin akoma më shumë. Për më tepër që kjo lëndë kimike rrit varësinë e përdoruesve ndaj saj. Në mesin e shekullit 20, psikologë si Hans Eisenk zhvilluan një profil të personalitetit për duhanpirësit tipikë të kohës. Duhani është i lidhur me personalitetin ekstrovers. Duhanpirësit janë më shoqërorë, më impulsivë, aventurierë dhe kërkojnë për ekzaltim. Gjatë fazave të para, duhani çliron kënaqësi në sistemin e dopaminës. Me kalimin e kohës kjo ndjesi pozitive kthehet në energji negative.
Legjislacioni
Shumë qeveri kanë sanksionuar përdorimin e duhanit në zona publike. Si justifikim kryesor ka qenë dëmi shëndetësor që u shkaktohet atyre që nuk pinë cigare, por që rrinë pranë duhanpirësve. Ligjet ndryshojnë në bazë të shteteve.
Butani është i vetmi vend në botë që e ka nxjerrë totalisht jashtë ligjit kultivimin, korrjen, prodhimin dhe shitjen e duhanit dhe produkteve të tij. Ishujt Pitkairn e kanë ndaluar shitjen e cigareve, por tani ato mund të blihen vetëm në dyqanet shtetërore.
Islanda po përpiqet shumë ta ndalojë shitjen e cigares në dyqane dhe ta lejojë atë vetëm në farmaci me receta doktori. Zelanda e Re po shpreson ta heqë qafe përfundimisht cigaren në vitin 2025, ndërsa Finlanda në 2040-n.
Dëmet në shëndet
Konsumi i cigares është rritur jashtëzakonisht shumë në fund të shekullit të 20 dhe në fillim të shekullit 21. Një miliard njerëz ndezin çdo ditë të paktën një cigare, prej të cilëve 6 milionë vdesin në vit nga problemet që shkakton duhanpirja, këtu përfshihen 600 000 njerëz që nuk e konsumojnë cigaren, por qëndrojnë pranë atyre që e pinë. Së bashku me qetësinë që ofron te konsumuesit, cigarja mbart me vete shumë probleme shëndetësore. Nikotina, kimikati kryesor për duhanin dhe lëndët shtesë, janë tepër të dëmshme. Një në pesë vdekje ndodh prej duhanit, ndërsa gjysma e duhanpirësve vdesin nga sëmundje që lidhen me konsumin e cigares. Është llogaritur se cigarja e shkurton me 14 vjet jetën e konsumuesit. Femrat shtatzënë që konsumojnë cigare preken nga probleme si lindja me defekte e fëmijëve, pesha e pakët e tyre, anomalitë në fetus dhe lindja e parakohshme. Është duhani ai që ndikon më shumë në sëmundjet e zemrës, mushkërisë dhe mëlçisë. Duhanpirësit janë tepër të rrezikuar kundrejt atakëve në zemër, infarkteve, sëmundjeve kronike pneumonare dhe kanceri.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook