Dhjetë kryevepra inxhinierike mrekullojnë vizitorët. Krahas kësaj ato janë shumë funksionale dhe zgjidhin problemet e komunikacionit, por kanë bërë të mundur që shumë qytetërime të kenë mundësi lidhëse me njëra-tjetrën. Më poshtë po ju paraqesim një listë me 10 urat më të larta në botë. 9 prej tyre ndodhen në Kinë!
Ura e lumit Sidu ndodhet në Kinë dhe ka një lartësi 496 m (1,627 ft). Ura është e gjatë 1.222 m (4009 ft) dhe cilësohet si një ndër më të lartat në botë që nga viti 2009. Është e vendosur në provincën Hubei dhe kalon në luginën e lumit Sidu.
Ura Baluarte (Baluarte Bridge) ndodhet në Meksikë dhe ka një lartësi nga toka rreth 403 m (1.322 ft). Ura është e vendosur përgjatë autostradës Durango-Mazatlan dhe ka një gjatësi totale prej 1,124 m (3,688 ft). Ura Baluarte është ura më e lartë kabllore në botë, dhe e dytë më e lartë në përgjithësi.
Ura e lumit Baling (Baling River Bridge) ndodhet në Kinë dhe ka një lartësi prej 370 m (1,210 ft) nga toka. Ura lidh dy zona në provincën e Guizhou mbi luginën e lumit Baling dhe ka një gjatësi totale prej 2.237 m (7339 ft).
Ura e lumit Beipanjiang është ndërtuar në 2003-in, (Beipanjiang River 2003 Bridge) ka një lartësi 366 m (1,201 ft). Ndodhet në Guizhou të Kinës dhe ka një gjerësi hapësire ​​prej 388 metra. Ndërmjet viteve 2003 dhe 2005 ishte ura më e lartë në botë.
Ura Aizhai (Aizhai Bridge) ka një lartësi 350 m (1.150 ft), dhe ndodhet në zonën e Hunan në Kinë. Ura lidh dy tunele me njëri-tjetrin dhe është cilësuar si ura më e lartë dhe e gjatë e këtij lloji.
Ura e lumit Beipanjiang (Beipanjiang River 2009 Bridge) u ndërtua në 2009 dhe ka një lartësi prej 318 m (1.043 ft). Ndodhet në provincën e Guizhou dhe kalon mbi lumin Bedpan. Ajo u hap për publikun në vitin 2009, vetëm 6 vjet pas të parës.
Ura Liuguanghe (Liuguanghe Bridge) është e lartë nga toka rreth 297 m (974 ft), dhe ndodhet në Guizhou, Kinë. Mbajti rekordin për urën më të lartë në botë në mes të viteve 2001 dhe 2003 dhe ende është ura më e lartë me trarë në botë.
Ura e lumit Zhijinghe (Zhijinghe River Bridge) ka një lartësi 294 m (965 ft) dhe është ura me hak më e lartë në botë. Kalon luginën e lumit Zhijinghe dhe është e hapur për publikun që nga viti 2009.
Ura e grykës mbretërore (Royal Gorge Bridge) ndodhet në Kolorado të SHBA-së. Ka një lartësi prej 291 m (955 ft) dhe është një tërheqje turistike për të gjithë. Kuverta e urës kalon mbi lumin Arkansas, dhe mbajti rekordin e urës më të lartë në botë prej vitit 1929 deri në vitin 2001. Ura është 1.260 metra (384 m) e gjatë dhe është më e larta në SHBA.
Ura hekurudhore në lumin Beipanjiang (Beipanjiang River Railway Bridge) ka një lartësia prej 275 m (902 ft). Është cilësuar si ura hekurudhore më e lartë në botë. Ura përfshin një kanion të thellë në lumin Beipan në provincën Guizhou dhe është ura e tretë në këtë listë që përfshin lumin Beipan.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu