Plot 63 vjet më parë, festivali evropian “Eurovision”, u krijua me një qëllim të vetëm, të bashkonte popujt e kontinentit të vjetër përmes muzikës.
Por pavarësisht kësaj, Kosova vijon të mbetet jashtë garës. EBU (Rrjeti i Transmetuesve Evropianë) si organizator i festivalit tregon se Kosova nuk është pjesë e ITU-së apo Këshillit të Evropës.
Magazina.al, ka kontaktuar me EBU-në, por përgjigja ka qenë e njëjta që është dhënë prej vitesh:
“Pjesëmarrja në festivalin e këngës “Eurovision” është e kufizuar vetëm për Anëtarët e EBU-së ose për bashkëpunëtorët e ngushtë të ftuar. Kosova nuk i plotëson kriteret për të qenë Anëtare ose bashkëpunëtore e EBU-së”, ka thënë zyrtari i lartë për komunikim me publikun Dave Godman.
Sipas Godman, që Kosova të bëhet anëtare në EBU duhet paraprakisht të bëhet anëtare e ITU-së ose Këshillit të Evropës.
Arsyeja që po e mban jashtë Kosovën është krejtësisht politike, pasi EBU ka frikë që me pranimin e Kosovës mund të largohen shtetet si Serbia, Spanja apo Rusia, që vijojnë të mohojnë shtetin e Kosovës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu