Lidhu me ne

Temporal

Historia e botës në 50 data kyçe

Historia e botës në 50 data kyçe
Që nga shpikja e rrotës deri tek rënia e komunizmit në Evropë50 datat e rëndësishme në historinë e botës
Historiani i njohur, Richard Overy, redaktori i “Historia e plotë e botës” e botuar nga e përditshmja angleze “The Times”, ka zgjedhur datat që ai beson se kanë influencuar më shumë njerëzimin. Zgjedhja e 50 datave më të rëndësishme në historinë e botës është një punë tmerruese. Dy persona të ndryshëm nuk do të zgjidhnin kurrë të njëjtën 50-she. Çfarëdolloj liste do të sillte reagime “përse u la ajo datë jashtë? Përse s’është vënë kjo tjetra?”
Datat e rëndësishme nuk janë njësoj si datat e njohura nga të gjithë. Çdo fëmijë në shkollë i njeh mirë datat që kanë patur rëndësi në historinë e vendit ku është rritur. Ai ka dëgjuar edhe për betejën e Vaterlosë, dhe për fat të mirë kjo datë përfshihen në këtë listë. Asnjë datë para fillimit të qytetërimit njerëzor rreth 5500 vite më parë dhe fillimit të historisë së shkruar dhe piktoriale nuk është dhënë. Disa data nuk janë shumë të qarta, pjesërisht sepse nuk dihet viti i saktë në të cilën të thuhet se “është shpikur rrota”, me gjithë rëndësinë e saj të madhe; pjesërisht për shkak të të dhënave që historianët kanë, madje dhe ngjarjet që kanë ndodhur në epokën tonë mund të jenë vënë gabim; pjesërisht për shkak se kulturat orale ose nuk kanë as kronologji ose janë spekulative.
Çështja e gjeografisë do të thotë se lihen jashtë shumë data nga historia e Evropës për të lënë hapësirë për data nga Kina e lashtë, Lindja e Mesme apo Amerika. Historia e botës është globale, edhe pse pjesa më e madhe është dominuar nga Evropa. Përse atëherë këto 50 data dhe jo të tjera? Historia njerëzore është një histori e gjerë dhe komplekse, por shoqëria njerëzore ka funksionuar gjatë 5 viteve të kaluara vetëm për shkak të disa shpikjeve dhe zbulimeve. Për këtë arsye rrota, plugu, velat dhe ora ndodhen në këtë listë.
Shoqëritë njerëzore janë mbajtur bashkë nga feja, dhe kjo është arsyeja pse këtu ndodhen disa prej themeluesve më të mëdhenj të besimeve fetare. Besimi fetar lidh botën moderne me 2 apo 3 mijë vitet e kaluara. Çdo ditë, me miliona njerëz lexojnë Biblën, një dokument i një bote krejt të humbur. Ngjarjet politike nuk janë aq të rëndësishme, por ndonjëherë ato formojnë të ardhmen në mënyra thelbësore. Për këtë arsyen në listë ndodhet dhe data e unifikimit të Kinës. Kina është ende një shtet i madh i unifikuar, që zë të njëjtën zonë që zinte 2 mijë vite më parë. nëse persianët do të kishin shfarosur Greqinë e Lashtë, apo sikur kartagjenasit të kishin shkatërruar Romën, bota klasike do të kishte qenë shumë ndryshe. Lindja dhe rënia e komunizmit në shekullin e 21-të ndikoi jetën e shumë miliona njerëzve.
Së fundmi, inteligjenca dhe krijimtaria njerëzore formuan mënyrën se si ne mendojmë për botën. Fizika njutoniane, teoria e relativitetit të Ajnshtajnit, biologjia e Darvinit dhe veprat e Shekspirit e kanë bërë botën një vend krejt të ndryshëm. Sikur të kishte vend, Koperniku, Gëte apo Niçja dhe me qindra mendimtarë joevropianë do të ndodheshin në listë. Lista ka data që kanë ndryshuar mënyrën se si shoqëria njerëzore është zhvilluar për të mirë e për të keq gjatë 5 mijëvjeçarëve të kaluar.
Zgjedhja e historianit
1- 3500 para Krishtit: Shpikja e rrogës dhe plugut në Mesopotami (Iraku i tanishëm); shpikja e velës në Egjipt; tri shpikjet thelbësore për tregtinë, agrikulturën dhe eksplorimet.
2- 3200 para Krishtit: Shpikja e shkrimit në Mesopotami: mjeti i regjistrimit dhe kuptimit të historisë njerëzore.
3- 3000 para Krishtit: Themelimi i qyteteve të para në Sumeria (Iraku i tanishëm): origjina e strukturave moderne sociale dhe administrative.
4- 1600 para Krishtit: Shpikja e alfabetit modern: mjeti esencial i komunikimit dhe koncepteve dhe kulturës komplekse.
5- 1600 para Krishtit: Fillimi i qytetarisë greke: esenciale për trashëgiminë perëndimore dhe rrënjët e matematikës, filozofisë, mendimit politik dhe mjekësisë.
6- 753 para Krishtit: Themelimi i Romës: perandoria romake është një shtyllë e epokës moderne, duke prodhuar ide për drejtësinë, ligjin, inxhinierinë dhe luftën.
7- 670 para Krishtit: Shpikja e punës me hekur: metalurgjia është çelësi i zhvillimeve të mëtejshme teknike, ekonomike dhe ushtarake.
8- 551 para Krishtit: Lindja e Konfucit, babai i një prej sistemeve më të mëdha filozofike në botë.
9- 490 para Krishtit: Beteja e Maratonës: grekët sprapsin një pushtim persian, duke bërë të mundur mbijetesën e kulturës dhe shkencës greke.
10- 486 para Krishtit: Lindja e Budës, themeluesi i një prej besimeve më të mëdha në botë.
11- 327 para Krishtit: Perandoria e Aleksandrit të Madh arrin në Indi: shembulli i parë i marrëdhënieve reciproke të dhunshme mes Evropës dhe Azisë.
12- 202 para Krishtit: Hanibali mundet nga Roma: fitorja është thelbësore për të siguruar mbijetesën dhe zgjerimin e qytetërimit romak.
13- 27 para Krishtit: Themelimi i Perandorisë Romake: ky është fillimi i periudhës klasike të dominimit romak në Evropë dhe në Mesdhe.
14- Rreth vitit 5 para Krishtit: Lindja e Jezu Krishtit, themeluesi i shumë degëve të krishterimit. Data e saktë është në diskutim.
15– 105 pas Krishtit: Përdorimi i parë i letrës moderne: letra zëvendësoi gurin, papirin, drurin si mjet më i lirë dhe i përshtatshëm.
16- 280 pas Krishtit: Unifikimi i Kinës nën dinastinë perëndimore të Chin-it krijon format politike të Kinës moderne.
17- 312: Perandori romak Konstandin konvertohet në të krishterë: kjo bëri të mundur që krishterimi të përhapet në të gjithë Evropën.
18- 476: Rënia e Perandorisë Romake në Perëndim i jep fund 800 viteve të dominimit. Fillon krijimi i Evropës moderne.
19- Rreth vitit 570: Lindja e Muhamedit, themeluesi i një prej besimeve më të mëdha në botë.
20- Rreth vitit 730: Shpiket shtypi në Kinë: një mjet esencial për komunikimin masiv, administrimin dhe shpërndarjen kulturore.
21- 800 pas Krishtit: Charlemagne kurorëzohet Perandor i perandorisë së re perëndimore. Kjo shënoi pikën në të cilën Evropa filloi të ri-integrohet. Perandoria e Shenjtë Romake zgjat edhe 1 mijë vite.
22- 1054: Ndarja e Kishave të krishtera greke dhe latine ndan krishterimin një herë e mirë në dy gjysma gjeografike.
23- 1088: Themelohet Universiteti i parë në Bolonje, Itali: fillimi i konceptimit modern për arsimin e lartë dhe diturinë universitare.
24- 1206: Genghis Khan fillon pushtimin në Azi. Kjo ka një impakt të rëndësishëm në zhvillimet aziatike dhe lëvizjen e njerëzve.
25- 1215 – Magna Karta nënshkruhet nga mbreti John në Runnymede: kjo shënon origjinën e konceptit modern të sundimin kushtetues.
26- 1453: Rënia e Kostandinopojës për turqit otomanë: Fillojnë 500 vitet e dominimit turk në Mesdheun Lindor, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
27– 1455: Libri i parë i printuar me shtypje të lëvizshme: Revolucioni i Johannes Gutenberg në teknologjinë e printimit bën të mundur leximin masiv.
28- 1492: Kristofor Kolombi zbulon Botën e Re, duke e sjellë Amerikën në sistemin tregtar/kulturor të botës.
29- 1509: Shpikja e orës: thelbësore për ekonominë dhe administratën moderne.
30- 1517: Martin Luter paraqet reformimin. Është fillimi i krishterimit protestant dhe idesë së individualizmit fetar.
31- 1519: Cortes fillon pushtimin e Amerikës së Jugut, e cila bëhet pjesë e sistemit të gjerë ekonomik dhe politik në botë.
32- 1564: William Shakespeare lind: në veprat e tij shkruhen pohime esenciale për shoqërinë njerëzore.
33- 1651: Publikohet “Vigani” i Thomas Hobbes: është origjina e idesë moderne të shoqërisë civile, barazisë para ligjit dhe individualizmi egoist.
34- 1687: Isak Njutoni publikon “Principia Mathematica”, themeli i fizikës moderne.
35- 1776: Shpalla e Pavarësisë në Amerikë përcakton evolucionin politik të Botës së Re dhe lindjen e pushteti amerikan.
36- 1789: Revolucioni francez shënon ndarjen thelbësore me traditën e monarkisë; “të drejtat e njeriut” hidhen në letër.
37- 1815: Beteja e Vaterlosë: përfundon perandoria napoleonike dhe bashkë me të, ambicia e Napoleonit për të sunduar dhe reformuar në të gjithë Evropën.
38- 1825: Ndërtohet lokomotiva me avull, gjë që shënon fillimin e epokës së hekurudhave, mjetit të lirë dhe të shpejtë të transportit.
39- 1859: Publikimi i “Origjinës së specieve” të Darvinit. Teoria e tij e evolucionit transformon pikëpamjen e njerëzimit ndaj mjedisit të rij, dhe besimit tek Perëndia.
40- 1885: “Benz” ndërton makinën me karburant, gjë që shënon fillimin e revolucionit më të thellë teknik dhe shoqëror të epokës moderne.
41- 1893: Në Zelandën e Re gratë votojnë. Kjo fazë shënon barazinë e plotë politike të gruas.
42- 1905: Teoria e Ajnshtajnit për relativitetin publikohet. Kjo transformon njohurinë moderne fizike.
43- 1917: Revolucioni rus krijon shtetin e parë revolucionar.
44- 1918: Fundi i Luftës së Parë Botërore: perandoritë e Habsburgut dhe otomane shemben; rivizatohet harta e Evropës dhe Lindjes së Mesme.
  1. 1939: Shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore: 50 milionë njerëz vdesin në të gjithë botën në vitet 1939-45, në konfliktin më të madh e më të tmerrshëm në botë, e cila i jep fund imperializmit të gjatë.
46- 1945: Fundi i Luftës së Dytë Botërore; kur detonohet bomba e parë bërthamore, njerëzimi gjen mënyrën për të shkatërruar veten.
47- 1949: Themelohet Kina komuniste: Kina krijohet si një territor i vetëm unik me një administratë të përbashkët dhe një ekonomi moderne.
48- 1959: Shpika e çipit prej silikoni është një shpikje e madhe teknologjike e shekullit të kaluar, duke hapur rrugën e epokës së kompjuterit.
49- 1960: Del në qarkullim pilula e parë kontraceptive për gratë, të cilat tani mund të bëjnë zgjedhjet e tyre biologjike për riprodhimin.
50- 1989-90: Kolapsi i regjimeve komuniste në Evropë: shënon fundin e eksperimentit të gjatë komunist; edhe komunizmi në Azi transformohet.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook