Aktualitet
Ndjesë nëse dikujt i kam hyrë në hak…
TIRANE- Edi Rama ka kërkuar ndjesë se nuk janë zhvilluar zgjedhjet në PS prej dy vitesh në nisje të Asamblesë së PS-së.
Pjesë nga fjala e Ramës
“Mea Culpa. Është fakt që kjo punë duhej të kishte nisur më parë, 2 vjet e gjysmë më parë duhej të ishte trajtuar çështja e rinovimit të mandatit tim. Kjo Asamble dhe Kryesia duhej të ishin mbledhur, unë jam përgjegjësi kryesor. Sepse duke parë sa shumë kemi përfituar në këto 6 muaj pune serioze me partinë merre me mend sa do kishim fituar po të ishim kujdesur përditë për përtëritjen e partisë.
Kërkoj sinqerisht ndjesën e çdo pjesëtari të kësaj familje politike, dhe absolutisht të askujt tjetër, se askush tjetër nuk ka tagrin të më mbrojë mua dhe moralin e vlerave dhe të parimeve demokratike.
Duan s’duan kundërshtarët tanë të lodhur apo përgojuesit tanë të shumë. Të gjithë ata që nuk na duan kjo parti ka disa merita që nuk i ka asnjë organizatë tjetër politike në këtë Shqipërinë tonë.
Nuk kam qenë i aftë të gjej në rrugën pas zgjedhjeve vëmendjen energjinë kohën e nevojshme për ta bërë edhe këtë detyrë me të njëjtin angazhim dhe efektshmëri që kam bërë detyrën e kryeministrit, se kjo e dyta më kushtoi me pahir, në kushte shumë të rënda që morëm detyrën për të qeverisur vendin. ashtu sic na kushtoi të gjithëve sipas peshës së barrës në kurriz.
Ndjesë nëse dikujt i kam hyrë në hak… Por gjatë gjithë kësaj kohe të qeverisjes dhe të përpjekjeve për të reformuar Partinë Socialiste mësuam nga gabimet e njëri-tjetrit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu