Një postim i Dritan Hilës në profilin e tij në Facebook, në të cilin shprehej se nuk i vinte aspak keq për shitësit që shesin në rrugë ka ngjallur mjaft reagime në rrjetet sociale.
Hila shkruan ekzaktësisht, se për katundarët që shesin rrugëve nuk i vjen keq. “Madje i lumtë policisë. Ky quhet kryqytet. Kush ka mall për katundarë që zënë trotuarin të shkojë në Kandahar”– shkruan ai më tej.
Ky postim ka ngjallur një sërë reagimesh negative, ndaj Hilës. Komentuesit kanë kundërshtuar cilësimin që ai u bën shitësve ambulantë me termin katundarë si dhe qëndrimin pro policisë bashkiake dhe vendimeve të Veliajt.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu