Ish-nënkryetarja e Partisë Deëmokratike Jozefina Topalli ka akuzuar sërish kreun aktual Lulzim Basha për lidhje të ngushta biznesi që prevalojnë mbi çdo forum politik në parti.
Duke folur gjatë një interviste në emisionin “Të Paekspozuarit” ajo e ka cilësuar PD-në si “parti e kunatit”, aludim ky për kunatin e Bashës, i përfshirë në disa biznese. Sipas saj, Kunati dhe enturazhi i Bashës në parti finacohen nga Samir Mane dhe Shefqet Kastrati, nga biznese të tyret, ndërkohë që Basha është në raporte biznesi me Erjon Veliajn për kullat në Tiranë. Topalli ka deklaruar se Basha ka kërkuar kat shtesë për një nga ndërtimet kryesore në Tiranë ku sipas saj është investitor Kunati i Bashës.
Akuzat janë shumë të rënda dhe bashkë me ato të hedhura nga i ftuari tjetër, Arben Imami, kanë përkufizuar një ide sipas të cilës Basha është blerë tanimë nga pushteti I Edi Ramës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu