Të kufizosh marrjen e kalorive përmes një diete të kontrolluar me kujdes mund të ndihmojë në rritjen e efekteve të kimioterapisë, kanë zbuluar studimet e hulumtuesve francez dhe amerikanë.
Ata besojnë se kjo dietë funksionon për shkak se efekti i “agjërimit” në trup dobëson qelizat e tumorit dhe rrit prezencën e qelizave kancer-vrasëse.
Nëse testimet klinike dalin të suksesshme, kjo do të thotë se pacientët do të kenë një mënyrë më të lirë dhe më efektive për t’i rritur shanset e shpëtimit nga prekja prej llojeve të ndryshme të kancerit.
Shkencëtarët besojnë se paraardhësit tanë “ristartonin” sistemin e tyre imun përmes dietave.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu