Sa herë mund të përdorim një shishe plastike, para se ajo të humbasë karakteristikat kimike dhe fizike dhe të mos dëmtojë shëndetin tonë? Kësaj pyetje i është përgjigjur Giorgia Spigno, profesoresha në fakultetin e Shkencave Argrare, Ushqimit dhe Mjedisit në Universitetin Katolik të Piacenza-s.
Në një intervistë publikuar sot në mediat italiane, ajo shprehet se shishet tradicionale plastike “nuk duhet të përdoren për herë të dytë”. “Kur konsumatori e blenë, nuk e di historinë e shishes. Nuk e di nëse ka qenë e ekspozuar ndaj burimeve të nxehtësisë apo ndaj temperaturave shumë të ulta, që ndryshojnë përbërjen e plastikës, forcën mekanike apo aftësinë për të lejuar kalimin e gazeve“, shpjegon Spigno.
Por, sipas saj, problemi kryesor është higjiena. “Shumica e rasteve pimë direkt nga një shishe, veçanërisht është gjysmë-litroshe. Një zakon që nuk garanton siguri higjienike për lëngjet të cilat më pas hedhin në atë enë. Era e pakëndshme që ndonjëherë ndjejmë është pikërisht për shkak të ndotjes mikrobiologjike që është shkaktuar nga kontakti i gojës sonë me shishen. Një gjest i kujdesshëm do të ishte larja e shishes,” thotë ekspertja, “edhe pse shishet plastike nuk janë të dizajnuara që të ripërdoren, por të mbajnë ujë derisa konsumatori e pi atë”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu