Kryesore
Ligji i ri – Licencat e transportit ndërqytetës të pavlefshme nga 1 janari 2017
Duke nisur nga data 1 janar e vitit të ardhshëm, të gjitha licencat e transportit publik ndërqytetës të lëshuara nga njësitë vendore nuk do të jenë të vlefshme.
Vendimi i qeverisë është miratuar në Fletoren Zyrtare, i cili përcakton që të gjitha subjektet e këtij sektori duhet të aplikojnë për rinovimin e licencave të reja.
‘Licencat për transportin ndërqytetës, të lëshuara nga bashkitë, dhe licencat e transportit rrethqytetas, të lëshuara nga bashkitë ose komunat, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të vlefshme deri në ditën e lëshimit të licencave, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, por jo më vonë se data 1 janar 2017,”, thuhet në nenin 18 të ligjit të ri të miratuar në Fletoren Zyrtare.
Udhëzimet përkatëse për ndryshimet e reja do të bëhen brenda gjashtë muajve që pas hyrjes në fuqi të ligjit.
Ligji parashikon që licencat e reja për transportin rrethqytetas do të jepen nga njësitë vendore përkatëse.
Gjithashtu, edhe tarifat e reja të biletave të transportit do të miratohen me vendim të Këshillit të Njësisë Vendore përkatëse. Sipas ligjit, tarikat përcaktohen nga marrëveshjet ndërmjet bashkive.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu