Lloji më i zakonshëm i humbjes së flokëve tek meshkujt fillon afërsisht në moshën 30 vjeçare. Kjo është quajtur si faza e rënies së flokëve. Mendohet se është e trashëgueshme dhe në varësi të hormonit mashkullor, testosteron-it.
Procesi i rënies se flokut
Sa shpejt ose ngadalë zhvillohet rënia e flokëve dhe mënyra e humbjes së tyre, mendohet të jetë e përcaktuar gjenetikisht. Gjithashtu ky lloj i rënies së flokëve mund të prekë edhe femrat, por mënyra sesi prek meshkujt është e ndryshme me atë të grave.
Forma të tjera të rënies së flokëve
Humbja e flokëve, që nuk është e trashëgueshme, mund të shkaktohet nga: shtatzënia, ilaçe hormonale ose të tjera, mungesa të ndryshme ushqimore, kemioterapia, çrregullimi auto-imun, tiroidet, ose trauma e skalpit (duke përfshirë reagim-in ndaj produkteve të humbjes së flokëve).
Telogen efluvium është një formë e humbjes së përkohshme të flokëve, që mund të pasojë me lindjen, sëmundjen, operacionin ose shokun e rëndë.
Alopecia areata është një gjendje auto-imune, që zakonisht shkakton disa rënie të flokëve, por mund të shkaktojë edhe një rënie totale të tyre.
Trichotillomania është një kusht i pandreqshëm i tërheqjes së flokëve, që mund të çojë në humbjen e plotë të flokëve.
Si rritet floku?
Skalpi i njeriut përmban afërsisht 100,000 folikula. Këto përmbajnë qeliza që prodhojnë flokë të reja.
Floku normal rritet në 3 faza:
Anagen ose faza e rritjes folikular-e, fillon me rritjen e flokëve të rinj. Kjo fazë është gjenetikisht e përcaktuar dhe mund të ndryshojë nga 2 në 5 vjet (mesatarja është nën 3 vjet);
Faza katogene është një fazë tranzicioni, midis fazës së rritjes dhe pushimit;
Telogen ose faza e pushimit, zgjat zakonisht rreth 3 muaj. Rreth 100 flokë teologen, humbasin nga skalpi i njeriut çdo ditë.
Mbjellja e flokëve
Mbjellja e flokëve mund të jetë mënyra më efektive dhe zgjidhja e vetme permanente për të pasur një rezultat të kënaqshëm. Me mbjellje të flokëve kuptojmë, mbjelljen e flokëve tuaja në pjesën e rënies duke i marrë nga pjesa e pasme e lëkurës së kokës. Kandidati për mbjelljen e flokëve duhet të ketë dendësi më të madhe të flokëve në pjesën e pasme të lëkurës së kokës, flokët e tij duhet të jenë të trasha dhe të valëzuara, dhe ai duhet të jetë në një gjendje të mirë fizike. Gratë zakonisht nuk kanë ndonjë shpërndarje të mirë të rënies së flokëve, prandaj nuk janë kandidate të mira në mbjelljen e tyre. Mbjellja e flokëve nuk mund të bëhet nga ata persona që kanë forma të paparashikueshme të rënies së flokëve, si alopecia dhe areata.
Rreziku kryesor, moskënaqësia e pacientit
Rreziku më i madh në mbjelljen e flokëve është se pacienti mund të mos jetë i kënaqur me rezultatin përfundimtar. Disa rreziqe tjera që mund të kanosen gjatë mbjelljes dhe pas mbjelljes së flokëve janë: gjakosja e tepërt, bartja dhe vdekja e shumë gjëndrave të transplantuara, shoku pas transplantimit për humbjen e flokëve etj. Një studim i bërë në 425 flokë te pacientëve, vetëm 5 përqind kanë pasur komplikime gjatë dhe pas procedurës së mbjelljes. Transplantimi i flokëve mund të kushtoj 6000 dollarë, varësisht nga teknika e përdorur, vendi dhe reputacioni i kirurgjisë, dhe hapësira e flokëve të humbura dhe numri i flokëve të mbjellura. Për të vendosur në mbjelljen e flokëve merrni parasysh dhimbjen, kohën dhe mbi të gjitha rezultatin që mund të jetë jo i kënaqshëm.
Si të kujdesemi për flokët?
Një njeri i shëndetshëm ka nga 100.000 deri 130.000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. Shtatëdhjetë për qind e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormoni i testosteroneve, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.
Tabela
Këshilla për të parandaluar rënien e flokëve
1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Përdorni sallata të ndryshme.
8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
9-Mos e ndërroni shpesh shampon.
Shkenca, në ditë njerëzve u bien 150 qime
Flokët rriten për dy deri tre vjet përpara se të bien. Rënia e flokëve të vjetër është krejt natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u bien 150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj. Kur rënia e flokëve nuk është gjenetike ose e lidhur me sëmundje, parandalimi i këtij fenomeni është i mundur duke ndjekur disa këshilla. Fenomeni fillon në moshën në mes 20 deri 30-vjeçëve. Flokët bëhen më të dobët, bien në mënyrë masive dhe nuk dalin më të rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnë nga rënia e flokëve. Fajin për këtë e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.
Mjekët: Rënia e flokëve, e trashëguar
Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron, apo siç emërohet ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e flokëve dhe ngujohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve, por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës, poret mbyllen krejt. Rreth 20 për qind e femrave në botë vuajnë nga rënia e flokëve, zakonisht një femër mund të humbasë flokë vetëm nëse kalon stres, përdor bojë të keqe, nuk i ushqen flokët ose dhe nëse përdor drogëra të ndryshme. Kurse 30 vjeç është mosha mesatare kur nis fenomeni i rënies së flokëve. Specialistët tregojnë se realisht fenomeni nis që në moshën 20-vjeçare.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu