“Një herë e pyetën një çift se si ia kishin dalë të jetonin bashkë për 65 vjet dhe përgjigjia e të dyve ishte thuajse e njëjtë. Ata thanë: “Ne kemi jetuar në një kohë kur, nëse diçka thyhej, ne e ngjisnim, nuk e hidhnim poshtë”.
Në fakt, në ditët e sotme shohim se njerëzit i ndërtojnë marrëdhëniet, ashtu si lojërat elektronike. Fillimisht, i luajnë lojërat gjithë qejf dhe më pas, kur mërziten, i fshijnë ato nga celularët. Ne jemi njerëz dhe duhet t’i duam njerëzit e tjerë dhe t’i përdorim gjërat, ndërkohë që po bëjmë të kundërtën. Ne përdorim njerëzit dhe duam gjërat. Ne jemi dashuruar pas smartphone-ve
MIrëpo, ne shohim përherë shembuj dashurish perfekte në televizion, dhe ndonjëherë, edhe në jetën reale.Ne ëndërrojmë se si mund të jetë vallë të dashurosh, ashtu si në filma. Ndërkohë, ne bëjmë totalisht të kundërtën në realitetin tonë me dikë që themi se e duam. Nëse në filma një çift mbështetet tek komunikimi, në jetën reale ne bëjmë më shumë pyetje në Google, se sa pyesim personin tjetër për ta njohur më mirë. Ne mbajmë më gjatë në duar celularin tonë, në vend të mbajmë personin që duam.
Shumë probleme në botë do të zhdukeshin, nëse ne nuk do të flisnim për njëri-tjetrin, por do të flisnim me njëri-tjetrin. Komunikimi është baza e një marrëdhënieje afatgjatë. Vetëm ashtu mund ta njohësh personin tjetër më mirë. Vetëm ashtu do të mund të zgjidhen më lehtë problemet e përditshme që shtrohen në marrëdhënien midis dy personave. Nga ana tjetër, nëpërmjet komunikimit mund të nxitet më lehtë personi tjetër për të arritur synimet e veta. Kjo sepse marrëdhëniet nuk kanë të bëjnë me zbulimin e potencialit të personit që ke në krahë, por me nxitjen e tij/saj për ta vënë në punë atë potencial dhe për t’i arritur synimet që ka në jetë.
Pjesa ku gjithashtu gabohet në marrëdhëniet e sotme, është se ato po ndërtohen në mënyrë që dy personat në çift “të plotësojnë” njëri-tjetrin. Kjo është plotësisht e gabuar dhe një marrëdhënie e tillë një ditë do të përfundojë, sepse duke plotësuar personin që ke në krahë, ti ndjen një barrë të rëndë mbi supet e tu. Do të duhet të marrësh pas vets atë person në sukseset dhe në dështimet e tua dhe pjesa e dytë nuk të duket dhe aq e drejtë.
Ndaj, ne duhet të gjejmë dikë që do të na ndihmojë të ndryshojmë jetën tonë për mirë dhe jo thjesht të ndërrojmë statusin tonë në Facebook nga “beqar” në “në një marrëdhënie”. Duhet të gjejmë dikë që do të na nxisë të bëhemi një version më i mirë i vetes sonë, që na pyet vazhdimisht se si po sillemi apo se si po veprojmë. Na duhet dikush që të na frymëzojë për të bërë një ndryshim në jetën tonë dhe të atyre rreth nesh. Na duhet dikush që të mendojë edhe për potencialet dhe synimet tona. Duhet të përpiqesh dhe ta gjesh një person të tillë”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu