Aktualitet
Trump, fiton sërish
Kandidati republikan, Donald Trump, ka korrur edhe tre fitore të tjera në Michigan, Misisipi dhe Hawai, duke përforcuar pozicionin e tij në garën brenda partisë, teksa demokrati Berni Sanders ka befasuar me fitoren në Michigan, por nuk ka arritur të dominojë rivalen e tij të fortë Hilari Klinton, e cila fitoi në Misisipi. Pas triumfit, Donald Trump tha se do të jetë Presidenti më i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përveç Abraham Lincoln.
Michigan, Misisipi dhe Hawai janë tre fitoret e reja të kandiatit republikan Donald Trump në garën e nominimit brenda partisë, kurse nga ana e demokratëve Bernie Sanders ka surprizuar në Michigan, por nuk ka arritur të dominojë rivalen e tij të fortë Hilari Klinton, e cila ka fuqizuar pozicionin e saj me fitoren në Misisipi.
Ted Cruz fitoi vetëm një garë, atë në në Idaho. Nuk ka qenë një natë e mirë për senatorin e Floridas, kandidatin republikan, i cili u radhit i katërti në të dyja garat, si në Michigan ashtu edhe në Misisipi.
Këto zgjedhje ishin të fundit për të gjithë kandiatët që pretendojnë të konkurojnë në garën Presidenciale të nëntorit.
Pas fitores, në një fjalim në Florida Donald Trump u shpreh i lumtur për fitoren dhe për pjesmarrjen që siç tha ai është e jashtëzakonshme.
“Ishte një mbrëmje e mahnitshme dhe në një jave nuk kisha degjuar kurrë kaq shumë gjëra të tmerrshme për mua. Megjithatë jam shumë i lumtur për këtë pjesmarrje të jashtëzakonshme”, tha Trump, duke shtuar se ai do të jetë Presidenti më i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përveç Abraham Lincoln.
Teksa fitorja e Sanders ishte një goditje për Clinton, epërsia e Trump ka alarmuar republikanët.
Analistët thonë se Cruz duket të jetë i vetmi kandidat i aftë për të ndalur Trump, duke kritikuar ashpër politikat e tij mbi emigracionin dhe myslimanët.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu