Danjela Toci, vajza nga Kukësi, e cila konkuroi në “Voice Kids” ia fitoi zemrën publikut me historinë e saj. Por gjatë mbrëmjes së djeshme Danjela u eleminua nga kjo garë.
Pas kësaj në rrjetet sociale për kuksianen e talentuar kanë nisur komentet se ajo nuk duhet të ishte larguar nga kjo garë dhe se e meritonte të shkonte në finale. Një nga komentuesit në Instagram është shprehur se Kukësi do ngrihet në protestë sërish, por këtë herë për Danjelën. Ka pasur dhe nga ata që kanë ngitur dyshime mbi vërtetësinë e votave.
13-vjeçarja e mahniti publikun me zërin e saj të ëmël, por edhe për mënyrën se si ajo tregonte se do të bëhet veterinere për t’u kujdesur për kafshët. Apo dhe kur tregoi se vëllai i saj i vogël vuante nga sindroma Down dhe se ajo donte të kujdesej për të, por për fat të keq nuk do e dëgjojmë në finale zërin e ëmbël të Danjelës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu