Kryesore
“Gjithë Parisi ishte i magjepsur pas Edi Ramës” (Video)
Një artiste shqiptare e ardhur nga Franca po habit opinion publik shqiptar me deklaratat superlative për kreun e qeverisë, Edi Rama. Shkrimtarja Ornela Vorspi, e cila erdhi përballë publikut shqiptar tek “Letërsia dhe Qyteti”, shkon aq larg sa thotë se i gjithë Parisi ishte i magjepsur pas Ramës.
“Edhe kur jetonte në Paris, i gjithë Parisi ishte i magjepsur nga mënyra se si fliste. Ka një karizëm në të folur, ka një magjepsje që e pësonin shumë veta”, tha ajo në Top Show.
Më herët, përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma, Vorpsi ka treguar lidhjen me kryeministrin Edi Rama ajo është shprehur se e ka adhuruar atë herët që kur ai ishte thjesht një profesor në Akademinë e Arteve.
“Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër. Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, u shpreh Vorpsi, duke shtuar se “me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike”.
https://www.facebook.com/PodiumiFanPage/videos/1681243671996602/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu