Lidhu me ne

Radar

7 gjëra që ju nuk i dinit lidhur me rritjen e binjakëve

7 gjëra që ju nuk i dinit lidhur me rritjen e binjakëve
Prisni binjakë? Asnjëherë nuk mund të jeni tepër i përgatitur për dy fëmijë njëherësh. Në Shtetet e Bashkuara, rreth 3 nga çdo 100 gra shtatzëna lindin binjakë ose trinjakë. Dhe nga shumë llogaritje, shtatzënitë e binjakëve janë në rritje. Por, edhe nënat me përvojë mund të mos e dinë se çfarë i pret kur ato sjellin në shtëpi binjakë të sapolindur.
Ndërsa është e vërtetë që binjakët mund të sjellin gëzim të dyfishtë, rritja e tyre mund të kërkojë po ashtu punë të dyfishtë, të paktën fillimisht.
“Kjo është një formë mbijetese”, thotë Jennifer Walker pediatre nga Atlanta, e cila është edhe vetë një nënë binjakësh.
Kryesorja është të mos ndjeni që do të mbyteni në punë, për këtë duhet të planifikoni që më parë. Ja se çfarë thonë ekspertët:
  1. Mungesa e programimit do të thotë të mos jetoni
“Është mjaft e vështirë me një foshnjë të vetme, por kur ju keni dy binjakë të porsalindur gjërat duhet të programohen”, thotë Walker. “Ju doni t’i keni të dy foshnjat në të njëjtin program të ushqyerjes dhe të gjumit. Ata më në fund do të mësohen të përshtaten me këtë”.
  1. Ju mund t’i ushqeni me gji të dy foshnjat në të njëjtën kohë…vërtet!
“Në qoftë se ju ushqeni me gji, ju mund t’i ushqeni të dyja foshnjat në të njëjtën kohë me çdonjërin nga binjakët në njërin gji. Por kjo kërkon koordinim dhe durim të madh”, thotë Walker. “Unë personalisht nuk e pëlqej se si ndihem”. Ajo kujton se si të ushqeheshin të dy foshnjat në të njëjtën kohë ishte njëlloj si të balancoheshin të dy gjinjtë. Zgjidhja? “Unë ushqej njërin me gji dhe tjetrin me shishe”, thotë ajo. “Ulem në dysheme duke e ushqyer njërin me gji dhe tjetri rri në një jastëk para meje ose në krah me një shishe. E gjithë përvoja e ushqyerjes do të më marrë 45 minuta gjithsej”.
  1. Një shtrat është shumë mirë në fillim
Binjakët e porsalindur fillimisht mund të rrinë natyrshëm në të njëjtin krevat. Në qoftë se ata flenë më mirë kur e dinë se tjetri është aty afër, fjetja në të njëjtin krevat mund të zgjasë deri sa ata të flenë secili në krevate të ndarë.
Shumë prindër mund ta bëjnë kalimin në dy krevate kur binjakët fillojnë të rrotullohen, të përplasen me njëri tjetrin dhe ta zgjojnë njëri tjetrin. Ndërsa një krevat është mirë, dy ndenjëse në makinë dhe një karrocë dyshe është një domosdoshmëri absolute për binjakët e porsalindur.
  1. Binjakët e porsalindur mund të ketë gjasa të kenë probleme të frymëmarrjes
Binjakët e porsalindur ka shumë të ngjarë të linden nën peshë. Të lindurit para kohe kanë shpesh probleme të frymëmarrjes sepse mushkëritë e tyre mund të mos jenë po aq të zhvilluara si tek fëmijët e lindur në kohë. Kjo nuk do të thotë që binjakët e lindur para kohe do të kenë probleme me frymëmarrjen. Në qoftë se ju keni binjakë të lindur para kohe të lindur në javën e 32-të dhe njëri ka nevojë për t’u intubuar për frymëmarrje, ky binjak mund të ketë më shumë gjasa të ketë probleme të frymëmarrjes në vazhdim, se sa ai nga binjakët që ka mushkëri pak më të maturuara dhe ka pasur nevojë për pak oksigjen nëpërmjet një tubi në hundë.
  1. Binjakët e porsalindur kanë të përbashkët çdo gjë, duke përfshirë mikrobet
Binjakët janë si të gjithë në atë që me siguri marrin sëmundjet nga njëri tjetri. Në qoftë se njëri ka një infeksion ngjitës, atëherë tjetri ka të njëjtin risk për ta marrë atë ashtu si edhe çdo pjesëtar i familjes në shtëpi do ta merrte atë nga një tjetër pjesëtar i infektuar. Prindërit e binjakëve të porsalindur mund të mendojnë t’i ndajnë të dy në qoftë se njëri prej tyre e ka marrë sëmundjen ngjitëse menjëherë pas lindjes. Nuk është problem lëvizja e njërit, në qoftë se tjetri ka linë. Ju mund t’i ndani ata dhe ta lini atë që është i shëndoshë të rrijë diku tjetër për të minimizuar riskun. Nuk mund ta minimizoni riskun deri në zero, por mund ta kontrolloni atë më mirë.
  1. Binjakët mund të jenë të ngjashëm, por ata janë po ashtu edhe të ndryshëm. Inkurajojini ndryshimet midis binjakëve dhe asnjëherë mos i krahasoni ata me njëri tjetrin, thotë nëna e dy binjakëve, mjekja pediatre Randye Huron. Shumica e fëmijëve kanë anët e tyre të forta dhe të dobëta dhe binjakët nuk bëjnë përjashtim. Vajzës time i pëlqen baleti dhe arti ndërsa djalit sporti. Unë e inkurajoj ndryshimin për të minimizuar konkurrencën dhe krahasimet. Asnjëherë nuk duhet thënë : “Motra po sillet mirë, po ti përse jo?”
Veçimi i binjakëve është edhe i dobishëm. Është në interesin më të mirë të tyre të ndahen dhe të ketë secili grupin e tij të shokëve. Koha e ndarë me prindërit dhe shokë të veçuar të lojërave inkurajojnë vendimmarrjen e pavarur të tyre.
  1. Është gjithnjë e më e lehtë të rriten binjakët
Binjakët e rinj janë më e lehtë të rriten, kanë njëri tjetrin për të luajtur dhe flenë më mirë se sa fëmijët e vetëm pasi kalojnë moshën 2 vjeç.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook