Lidhu me ne

Radar

Cerma, “sëmundja e njerëzve të pasur”

Cerma, “sëmundja e njerëzve të pasur”
Cerma është një tip i zakonshëm artriti dhe ka një ndarje unike të të qenit një nga kushtet më frekuent-e mjekësore përgjatë tërë historisë. Ndonjëherë konsiderohet “sëmundja e njerëzve të pasur” sepse shoqërohet me marrjen e ushqimeve të shtrenjta dhe alkool-it.
Acidi urik
Cerma ndodh kur ka çrregullime të nivelit të acidit urik (urik acidi) në gjak dhe qeliza. Acidi urik është një produkt përfundimtar i metabolizimit të kimikateve të quajtura purina (purinë) që gjenden në shumë ushqime. Purinat gjenden gjithashtu në formë natyrore në trup. Normalisht, trupi e nxjerr acidin urik nëpërmjet urinës, por te njerëzit me cermë acidi urik akumulohet në trup.
Kjo për shkak të reduktimit të nxjerrjes së acidit urik nga veshkat ose nga mbiprodhimi i tij nga trupi. Ky akumulim i acidit urik mund të shkaktojë edhe gurë në veshka.
Goditja e cermës
Kur acidi urik akumulohet në gjak dhe qeliza mund të kristalizohet në një nyje, duke formuar shumë kristale të vogla, të dhëmbëzuara, në formë shigjete. Kjo shkakton një përgjigje inflamatore që shkakton dhimbje artrit-e që quhen goditje të cermës.
Ky tip ataku zakonisht fillon në bazën e gishtit të madh, por mund të prekë edhe nyje të tjera si qafën e këmbës, nyjen e këmbës, gjurin, kyçin e dorës, bërrylin dhe gishtat.
Simptomat e cermës
Simptomat e një ataku cerme përfshijnë:
-Dhimbje intensive të papritura në një nyje;
-Ënjtje, inflamacion dhe një ndjenjë që nyja është shumë e nxehtë;
-Çngjyrosje të kuqeremtë;
-Zbutje (kjo zbutje mund të jetë e madhe aq sa edhe prekja e lëkurës nga një batanije mund të jetë e padurueshme);
-Temperaturë dhe ethe në disa raste.
-Ataku i cermës vjen në mënyrë të papritur, por zakonisht ikën pas disa ditësh nëpërmjet trajtimit. Megjithatë, disa njerëz përjetojnë dhimbje për disa javë. Ataku i cermës shpesh rishfaqet dhe nëse nuk menaxhohet në mënyrë korrekte, ataket mund të jenë edhe më të shpeshta.
Ju duhet të kontaktoni mjekun nëse keni dhimbje të forta dhe të shpeshta në një nyje që zgjat më shumë se disa ditë, veçanërisht nëse dhimbja shoqërohet me temperaturë dhe ethe.
Disa njerëz mund të kenë nivel të lartë acidi urik në gjak (që quhet hiper-urikemi), por nuk kanë dhimbje artriti. Kjo ndodh ndonjëherë tek njerëzit e afërt me ata që kanë probleme me cermën. Shumë njerëz me nivele të larta acidi urik nuk ju zhvillohet cerma, ndërsa ndonjëherë njerëz që kanë goditje të përsëritura cerme kanë nivele normale ose të ulëta të acidit urik.
Kush ka artrite cerme?
Cerma është pak a shumë 9 herë më e shpeshtë te meshkujt sesa tek femrat dhe më shumë tek meshkujt e moshës së mesme. Është shumë e lidhur me mbipeshën dhe tensionin e gjaku-t. Cerma mund të shfaqet edhe tek femrat, zakonisht pas menopauzë-s. Në botë, tipi i individëve që preken më shumë nga cerma janë ata mbipeshë dhe konsumuesit e sasive të mëdha të alkoolit, mishngrënësit e rregullt dhe ata që kanë nivel të lartë kolesterol-i dhe tension të lartë.
Faktorët e rrezikut për zhvillimin e cermës
Acidi urik është një nënprodukt që merret nga disa ushqime në trup dhe cerma konsiderohet që është e lidhur ngushtë me dietën. Është kuptuar tashmë se edhe trashëgimia është një arsye për shfaqjen e cermës.
Ilaçe të caktuara, si ato që quhen diuretikë, mund të shkaktojnë cermë. Aspirina dhe niacina mund të rrisin nivelin e acidit urik. Gjithashtu, disa sëmundje të caktuara mund të çojnë në prodhimin e shtuar të acidit urik në trup, përfshirë leuçeminë (leukemi), limfomë-n dhe disa çrregullime të hemoglobinë-s.
Disa studime kanë treguar se te njerëzit me cermë mund të ketë edhe një rritje të niveleve të hormoneve të tiroideve (të quajtur hipertiroidizëm).
Faktorët agravues
Ka një numër kushtesh që mund të shkaktojnë goditje cerme. Këto janë:
-Dehidratim;
-Plagë në nyje;
-Marrja eksesive e purinave nëpërmjet ushqimeve të pasura me to;
-Uri e papritur;
-Marrja e alkoolit me shumicë;
-Operacione (kjo mund të lidhet me ndryshimet e balancës së lëngjeve në trup për shkak të mosngrënies përpara operacionit).
Teste për cermë
Testet e gjakut mund të bëhen për të matur nivelin e acidit urik në gjak, edhe pse kjo nuk mund të tregojë për cermë.
Gjithashtu, mjeku mund të fusë një gjilpërë në nyjen e prekur, të marrë pak material nga zona e prekur dhe ta ekzaminoj atë për praninë e karakteristikave të kristaleve të acidit urik të cermës. Kjo mund të përjashtojë probleme të tjera (që janë infeksionet) që të jenë shkaktare të dhimbjeve në nyjen e ënjtur.
Parandalimi i cermës
Parandalimi i goditjeve akute të cermës është me një rëndësi të madhe po aq sa trajtimi i cermës. Parandalimi i cermës në përgjithësi përfshin:
-Mirëmbajtje të marrjes së sasisë së përshtatshme të likuid-eve për nxitjen e nxjerrjes së acidit urik;
-Reduktim peshe nëse është e nevojshme. Kjo mund të arrihet duke reduktuar ushqimet me yndyrë dhe shumë kalori, që duhet të kombinohen me programe ushtrimesh aerobike. Megjithatë, duhet të evitohet ndryshimi i menjëhershëm i dietave sepse kjo mund të çojë në një rritje të nivelit të acidit urik duke pakësuar nxjerrjen e këtij acidi nga trupi;
-Ndryshimet dietike për reduktimin e niveleve të acidit urik në gjak. -Ju duhet të evitoni ushqimet e pasura me purina si ushqimet e detit, organet e kafshëve (mëlçi, tru, veshka, etj) dhe sardelet açuge dhe sardelet e zakonshme. Ju duhet të kufizoni edhe marrjen  e bishtajave të thata dhe ushqimeve me maja;
-Reduktim i konsumimit të alkoolit ose eliminim të tij. Alkooli mund të shkaktojë rritjen e nivelit të acidit urik dhe mund të ketë një efekt diuretik që mund të sjellë dehidratimin e trupit dhe precipitimin e goditjeve të cermës.
Trajtimi i një goditjeje akute cerme
-Lehtësuesit e dhimbjeve, si paracetamoli ose të tjerë an-algjezi-kë më të fortë përdoren për të menaxhuar dhimbjen.
-Anti-inflamatorë si ilaçe josteroidale anti-inflamatore (IJAI) përdoren për të ulur inflamacion-in dhe reduktuar dhimbjen.
-Nëse IJAI nuk mund të merret për shkak të ulçerave mund të përdoret kolkicinë për të frenuar ndonjë atak.
-Steroidet mund të merren nga goja ose injeksion-et në nyje për të kontrolluar goditjen e cermës.
-Duhet evituar aspirina.
-Qetësimi i nyjes dhe aplikimi i akullit mund të ndihmojë.
Ilaçet për të evituar rishfaqjen e goditjes
-Allopurinol përdoret për parandalimin afatgjatë të cermës dhe ul prodhimin e acidit urik nga trupi.
-Ilaçet mund të përdoren për rritjen e kalimit të acidit urik në urinë. Këto tipe ilaçesh (ilaçe urikosurike), p.sh. probenecid, ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të rishfaqjes së artriteve, gurëve në veshka dhe sëmundjeve të veshkave.
Njerëzit që kanë goditje cerme duhet të evitojnë ilaçe që përmbajnë aspirinë sepse këto e përkeqësojnë cermën.
Vetëndihma për cermën
Të pengohet që veshjet e gjumit të prekin vendet e prekura nga cerma, sepse shtojnë dhimbjen.
Dieta e cermës
Për ata që vuajnë nga cerma një ndryshim i thjeshtë i tipeve të ushqimeve që hani mund të reduktojë frekuencën dhe shkallën e atakeve nga cerma. Gjej se cilat ushqime është mirë të evitohen ose konsumohen në mënyrë të moderuar, dhe të tjera ndryshime dietike që mund të parandalojë cermën.
Acidi urik, purinat dhe cerma
Cerma është një tip i zakonshëm artrit-i që shkakton dhimbje të nyjeve për periudha të shkurtra. Njerëzit me cermë kanë rritje të nivelit të acidit urik (urik acidi) në gjaku-n e tyre. Goditja nga cerma vjen kur acidi urik formon kriatale që depozitohen në nyje, duke shaktuar dhimbje dhe inflamacion.
Acidi urik është një mbetje që prodhohet normalisht dhe formohet kur përbërës të quajtur purinë krijohen në trupin tonë. Purinat gjenden natyralisht në trup dhe gjithashtu në disa ushqime. Disa ushqime përmbajnë nivele të larta purinash.
Dieta e cermës
Aplikimi i dietës për reduktimin e frekuencës dhe forcës së goditjeve të cermës ka dy synime:
-Limitimin e prodhimit të acidit urik nga trupi;
-Rritjen e mundësisë së eliminimit të acidit urik nga trupi.
-Reduktimi i ushqimeve të pasura me purinë
Për të reduktuar sasinë e acidit urik të prodhuar nga trupi, reduktoni marrjen e ushqimeve të pasura me purina. Kjo tabelë tregon ushqimet e pasura me purina që mund të evitohen ose reduktohen.
Evito fruktozën
Është një ide e mirë evitimi i fruktozë-s (një tip sheqeri) sepse mund të rrisë nivelin e acidit urik. Fruktoza gjendet në lëngjet e frutave dhe në pijet freskuese të ëmbëlsuara me shurup misri.
Pi shumë ujë
Disa substanca mund të ndikojnë në nivelin e acidit urik në gjak duke shpejtuar ose ngadalësuar eliminimin e tij nga trupi.
Pirja e shumë uji ndihmon që trupi të nxjerrë jashtë acidin urik, kështu që përpiquni të pini të paktën 8 gota ujë në ditë.
Kufizo alkoolin
Alkool-i mund të interferojë në eliminimin e acidit urik. Kur keni goditje, është e mirë të evitoni alkoolin në përgjithësi, kryesisht birrën. Deri në dy gota verë të zakonshme në ditë nuk e rrisin shumë rrezikun e cermës.
Të tjera konsiderata për cermën
Zgjidh produkte blegtorale me pak yndyrë, sepse është treguar se ato reduktojnë rrezikun e çermës. Është treguar se edhe vitamina C redukton rrezikun e cermës.
Një rrugë praktike për cermën
Evitimi tërësisht i ushqimeve që janë të pasura me purina nuk është i nevojshëm dhe mund të rezultojë në humbjen e lëndëve ushqyese të rëndësishme që ato përmbajnë. Fatmirësisht, ilaçet e cermës e kanë reduktuar nevojën për një dietë strikte kundër cermës, megjithatë, ulja e sasisë së ushqimeve të pasura me purina mund të ndihmojë në reduktimin e numrit të goditjeve të cermës dhe forcën e tyre. Redukto sasinë e e mishit, shpendëve dhe ushqimeve të detit nga dieta, sepse proteina-t shtazore janë të pasura me purina. Përpiqu të evitosh organet e kafshëve, sardelet açuge, ciragat dhe skumbritë në tërësi.
Kujto se përpara se të fillosh një dietë speciale kundër cermës është një ide e mirë për të marrë këshilla nga një mjek apo dietolog.
Dieta e cermës dhe humbja në peshë
Dietat me nivele të ulëta purine janë shpesh me pak kalori dhe mund të ndihmojnë në rënien në peshë, dhe për më tej reduktojnë rrezikun e goditjes nga cerma. Humbja graduale e peshës duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme dhe veprimtaria e rregullt fizike është mënyra më e mirë, krahasuar me një dietë të ndryshuar në mënyrë të menjëhershme dhe rënie të shpejtë në peshë që mund të rrisë nivelin e acidit urik dhe të shkaktojë atak cerme.
Vazhdo të marrësh ilaçet kundër cermës
Ndërsa je duke ndjekur një dietë që ndihmon në kufizimin dhe forcën e numrit të goditjeve, kjo nuk bën që niveli i acidit urik të ulet aq sa të ndalohet edhe marrja e ilaçeve dhe të ndalohet trajtimi.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook