Lidhu me ne

Gatime

10 ushqimet më të mira për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme

10 ushqimet më të mira për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme
Siç thotë dhe shprehja, ne jemi çfarë hamë. Lëkura është organi më i madh dhe më i dukshëm i trupit, kështu që është e rëndësishme ta mbani atë sa më të shëndetshme që të jetë e mundur. Më poshtë po ju tregojmë disa ushqime që bëjnë një punë të shkëlqyer duke e mbrojtur lëkurën nga efektet e dëmshme të të ftohtit në dimër, duke promovuar një shkëlqim të shëndetshëm të saj.
1. Çaji jeshil
I mbushur me antioksidantin unik polifenol EGCG, çaji jeshil e mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë të diellit. Antioksidantët e çajit jeshil, qoftë ky i aplikuar direkt në lëkurë apo i shijuar si një pije, punojnë për të parandaluar dëme të AND-së dhe ndihmojnë në riparimin e dëmeve ekzistuese. Pirja e çajit ju siguron edhe hidratimin e duhur, një tjetër faktor kyç për një lëkurë rinore.
2. Kosi
Bulmeti me pak yndyrë, veçanërisht kosi me pak yndyrë, është një burim i madh ushqimor i vitaminës A, një lëndë ushqyese jetike për të patur dhe mirëmbajtur një lëkurë të re dhe shkëlqyese. Vitamina A ndihmon trupin të prodhojë kolagjen, një proteinë e rëndësishme që është pjesërisht përgjegjëse për elasticitetin rinor të lëkurës. Kosi gjithashtu ndihmon në mbrojtjen kundër shkatërrimit të kolagjenit.
3. Salmoni
Peshku është një burim i shkëlqyer i proteinave të pastra. Speciet e peshkut të ujrave të ftohta si toni, peshku-shpatë apo salmoni, janë burime të shkëlqyera natyrore të acideve yndyrore omega-3. Këto ushqyes thelbësorë shërbejnë për të ulur inflamacionet dhe për të promovuar një sistem të shëndetshëm imunitar. Studimi i ri i publikuar në revistën mjekësore amerikane American Journal of Clinical Nutrition, tregon se acidet yndyrore omega-3, të përfshira në një dietë, mund të ndihmojnë për të luftuar efektet e dëmshme të rrezatimit ultravjollcë në lëkurën e ekspozuar ndaj diellit. Një përfitim shtesë, është se salmoni i egër përmban një pigment të fuqishëm antioksidant që quhet astaksantinë, e cila mund të luftojë rrudhat dhe rënien e lëkurës (humbjen e elasticitetit).
4. Arrat braziliane
Arrat mund të përmbajnë shumë yndyra, por ato janë të yndyra të mira: yndyrë e pangopur me një lidhje karbon-oksigjen dhe me dy lidhje karbon-oksigjen, të cilat promovojnë një sistem të shëndetshëm të qarkullimit të gjakut. Arrat braziliane janë një burim i pasur i selenit, një element thelbësor për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Këto arra të pyjeve tropikale, janë gjithashtu të pasura me antioksidantë të dobishëm dhe miqësorë për lëkurën si vitamina E dhe kanë treguar se përmirësojnë qarkullimin e lëndëve të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë një shkëlqim më të shëndetshëm.
5. Çokollata e zezë
Një herë e një kohë, njerëzit besonin se çokollata shkaktonte puçrra fytyre tek adoleshentët. Ky mit, që nga ajo kohë nuk është më dhe çokollata e zezë e cilësisë së lartë, e mbushur me antioksidantë të fuqishëm flavonoidë, tani mbahet si një superushqim. Një studim, i cituar në European Journal of Nutrition dhe Journal of Cosmetic Dermatology, sugjeron se çokollata e zezë jo vetëm që mbron zemrën dhe enët e gjakut, por mbron edhe lëkurën nga dëmtimet e diellit. Kur aplikohet direkt në lëkurë, gjalpi natyral i kakaos është një zbutës i shkëlqyer që ruan elasticitetin e lëkurës dhe lagështinë e saj.
6. Frutat e pyllit
Kur bëhet fjalë për fruta dhe perime, ngjyra zakonisht sinjalizon praninë e pigmenteve shumë të dobishme natyrore me cilësi të fuqishme antioksiduese. Frutat e pyllit janë një shembull kryesor. Me shije shpërthyese me dhe ngjyra të larmishme, manaferrrat e zeza, boronica, luleshtrydhet dhe boronicat e kuqe janë të mbushura me oksidantë që luftojnë kancerin dhe parandalojnë sëmundjet, në përqendrime të larta. Këto super ushqime ndihmojë për të ripërtërirë mbrojtjen natyrore antioksiduese të lëkurës, ndërkohë që eleminojnë deri dhe radikalet e rrezikshme të lira, të prodhuara nga sulmi i rrezatimit ultravjollcë mbi lëkurë.
7. Drithërat integrale (të plotë)
Ndryshe nga mielli apo orizi i bardhë i përpunuar, drithërat integrale të ofrojnë shumë më tepër se karbohidratet e thjeshta. Fibrat që gjenden tek drithërat e plotë janë tepër të mira për traktin e tretjes, por ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës B, si folati, niacini, që janë miq të lëkurës dhe mikroelementeve si zinku dhe magnezi. Zinku është veçanërisht rëndësishëm për mbrojtjen imunitare të lëkurës.
8. Shafrani indian
Shafran i Indisë është një erëz që i jep ngjyrë të verdhë kanarine, për të përgatitur ushqime të konsumit të përditshëm, si mustarda dhe i jep një shije dheu pjatave të curry-t (salcë). Shafran i Indisë është gjithashtu burim i disa kimikateve çuditërisht të fuqishme, të njohura nga të gjithë si kurkumin. Kërkimi interesant, në vazhdim, i publikuar tek Clinical Research Cancer tregon se kurkumini mund të jetë i dobishëm për të penguar përparimin e një kanceri, gjithnjë e më të hasur, të lëkurës, karcinoma e qelizave të sheshta ishullore. Korkumini ul edhe inflamacionin dhe shërben si një antioksidant për të minimizuar dëmtimin e lëkurës.
9. Kivi
Shumica e njerëzve e lidhin vitaminën C me agrume si limoni dhe portokalli. Por gram pas grami, kivi është një burim edhe më i fuqishëm i këtij antioksidanti thelbësor. Vitamina C është e domosdoshme për ruajtjen e indeve lidhëse. Një dietë së cilës i mungon vitamina C mund të shkaktojë skorbut. Edhe pse nuk është më aq e zakonshme, kjo sëmundje e frikshme dikur ishte fatkeqësia e marinarëve, të cilët kanë vuajtur efektet shpërfytyruese të mungesës së vitaminës C. Kivi, papaja dhe gujava janë të gjitha burime të shkëlqyera të të vitaminës C, që e mbron dhe e ruan kolagjenin.
10. Ullinjtë dhe vaji i ullirit
Vaji ekstra i virgjër i ullirit është një ushqyes i mrekullueshëm. I vlerësuar për yndyrat e pangopura (me një ose dy lidhje karbon-oksigjen), ai përmban fitokimikate antioksiduese unike, ose kimikate që gjenden në gjendje të lirë në bimë që mund të përmirësojnë shëndetin. Ndërsa shkencëtarët janë ende duke hetuar përfitimet e shumta të ullinjve dhe vajit të ullinjve jeshil, banorët e rajonit të Mesdheut kanë qenë duke shijuar të mirat e këtij vaji miqësor ndaj lëkurës, për shekuj me radhë. Shijojeni në ushqim ose aplikojeni direkt në lëkurë për trajtimin e dermatitit atopik.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske16 orë më herët

Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?

SHKRUAR NGA GJERGJ EREBARA Rama-Merkel Kryeministri Edi Rama dha argumentin e Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë për katër mandate, në...

Mix16 orë më herët

Çfarë ndodh pak sekonda para vdekjes?!

Shkencëtarët kanë kërkuar prej kohësh përgjigjen se çfarë ndodh në trurin tonë në momentet para vdekjes. Tani, një ekip neuroshkencëtarësh...

Mix16 orë më herët

5 gjëra për të cilat Ujori ka të drejtë!

Ujori është një individ që preferon të bëjë gjërat sipas mënyrës së tij dhe nuk tërhiqet lehtë. Edhe kur ndihma...

Aktualitet18 orë më herët

Paralajmërimi i fortë i Arben Malajt: Po diskutohet të kthehemi në Republikë Presidenciale

Eksperti i Ekonomisë, Arben Malaj ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se në...

Radar18 orë më herët

Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

Jozefina Topalli “Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të...

Mix18 orë më herët

Ankthi dhe depresioni shtohen gjatë dimrit, mjekia psikiatre: Mungesa e vitaminës D, shkaku kryesor

Në dimër çrregullimet mendore bëhen edhe më të shpeshta. Mjekja psikiatre, Irena Thoma tha se kjo periudhë ka shtuar numrin...

Mix18 orë më herët

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit...

Mix19 orë më herët

7 cilësi jo fizike që e bëjnë një femër tërheqëse dhe simpatike

Kur flasim për tërheqjen dhe sharmin e një femre, shpesh fokusohemi tek pamja fizike. Megjithatë, ka shumë cilësi jo-fizike që...

Mix19 orë më herët

“Nuk jam bipolar”: Kanye West zbulon se në fakt, ka autizëm!

Kanye West pretendon se ka autizëm dhe beson se eshte diagnostikuar gabimisht me çrregullim bipolar në vitin 2016. Ai tha...

Mix19 orë më herët

Shenjat e horoskopit që nuk e braktisin martesën, edhe në kushtet më të vështira!

Tre qenkan shenjat e horoskopit, te cilat i qendrojne besnike marteses edhe në kushtet më të vështira: DemiDemi është i...

Facebook