Delegatëve të Kongresit të ardhshëm të Partisë Socialiste, që do të mbahet më 19 mars, do t’u kërkohet të votojnë ndryshime të statutit të partisë, shumica e të cilave rrisin kompetencat e kryetarit të PS-së.
Drafti i ndryshimeve është hartuar nga një grup pune i përbërë nga deputetë socialist, i kryesuar nga Fatmir Xhafaj.
Ndryshimet kryesore të propozuara janë:
- Nëse partia është pjesë e qeverisë dhe kryetari i saj është kryeministër, zgjedhjet e rradhës për kryetar zhvillohen vetëm nëse kërkohen nga të paktën 10 për qind e delegatëve të kongresit të partisë dhe me miratimin e shumicës së delegatëve në kongresin vjetor.
- Kryetar i partisë mund të zgjidhet dikush që është anëtar i partisë të paktën prej pesë vjetësh ose anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së të paktën prej një mandati.
- Për të kandiduar për kryetar të partisë duhet mbështetja paraprake e 10 për qind të delegatëve të kongresit ose 5 për qind të anëtarëve të partisë.
- Kryetari i partisë do të propozojë kandidatët për kryetar të grupit parlamentar, kryetar e nënkryetar të Kuvendit, kryetar të komisioneve, si dhe anëtarëve të delegacioneve të përhershme të Kuvendit. Këto propozime votohen nga grupit parlamentar socialist.
- Kryetari i partisë do të drejtojë proçesin e hartimit dhe miratimit të kandidatëve të partisë në zgjedhjet legjislative e vendore.
- Numri i anëtarëve të Asamblesë Kombëtare do të rritet nga 154 në 220 anëtarë.
- Lista fituese e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë dueht të përmbajë jo më pak se 40 për qind të anëtarëve nga secila gjini.
- 10 për qind e listave duhet të jetë nga anëtarësia e FRESSH.
- Me përjashtim të kryetarit të partisë që mund të jetë kryeministër, postet e tjera drejtuese në parti janë të papajtueshme me poste të larta ekzekutive deri tek administratorët e njësive administrative.
- Anëtarët e PS do të jenë të detyruar të paguajnë kuotën financiare të anëtarësisë
- Nuk do të pranohen dhurata që e kalojnë shumën e një mijë eurove nga shtetas të huaj ose shtetas shqiptarë që banojnë jashtë vendit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu