‘Mbetesh një shtazarak ekstremist’, çfarë ka ndodhur mes Dyrnjasë dhe Zizos
Gazetari Denis Dyrnjaja, dhe këngëtari Kastro Zizo janë futur në debat të ashpër me njëri tjetrin. Dyrnjaja ka reflektuar për debatin që u bë dy ditë më parë në emisionin Pasdite në Top Channel, ku ai ishte i ftuar, duke thënë se vëmendja dhe përhumbja janë si urrejtja dhe dashuria që ndahen nga një perde e hollë.
“Vëmendja dhe përhumbja janë si dashuria dhe urrejtja që i ndan një perde fare e hollë dhe kjo ndodh në Pasdite në Top Channel.”, shkruan Dyrnjaja.
Mirëpo Zizo është shprehur shumë ashpër ndaj gazetarit, duke e ofenduar atë. “Denis Dyrnjaja duket sikur ke parë një dragua mesjetar në periudhë menstruacionesh, gjatë ngrënies së një pule mishngrënëse nga Divjaka!”, shprehet Zizo.
Gazetari duket se nuk e ka përtypur dot kritikën e Zizos, ndaj i është kthyer ashpër atij, duke kaluar edhe ai në ofendime personale.
“Kastro Zizo, mbetesh një shtazarak ekstremist i vërtetë, vetëm se prej letre.”, tha Dyrnjaja. Debati mes dy personazheve publikë është përshkallëzuar edhe më tej, pasi Zizo nuk është ndalur, duke i kujtuar Dyrnjasë se dikur e vlerësonte pozitivisht atë.
“Kuptoj, pra praktikisht më quajte një taksë progresive?! Deri dje më quaje perandor të zemrave, sot na del dhe thua që letra është dru dhe druri është shenjë dhune. Se di joo!”, tha Zizo.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu