Radar
Kjo është makina BMW e të ardhmes
Këto janë fotot e para të makinës më të fundit konceptuale të BMW, Vision Next 100.
Makina u prezantua gjatë festimeve për 100-vjetorin e kompanisë.
Drejtuesit e kompanisë thanë se ajo ka dy opsione.
I pari, ‘Boost’, fokusohet vetëm tek shoferi, duke i ofruar të gjithë mundësinë që të maksimizojë kënaqësinë e ngarjes së makinës.
Kurse opsioni ‘Ease’ fokusohet tek komoditeti dhe transformimi i interiorit.
Sediljet lëvizin dhe shoferi dhe pasagjerët mund të jenë përballë njëri-tjetrit.
Makina, e cila mund të lëvizë pa nevojën e shoferit, është një koncept se si do jenë makinat në të ardhmen.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu