Gatime
Pasta me karkaleca.
Përbërësit (për 4 persona):
350 gr makarona të shkurtra
300 gr salcë domatesh
200 gr karkaleca të vegjël të qëruar
50 gr ullinj të zinj pa bërthamë
50 gr Kaperi
1 qepë të vogël
1 thelpi hudhër
Borzilok
kripë
piper
vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere ziejmë në fillim karkalecat të qëruar më parë. Grijmë më pas qepën dhe hudhrën dhe i kaurdisim në një tigan me vaj ulli dhe me zjarr të ulët.
Shtojmë salcën e domateve dhe i lëmë afërsisht për 10 minuta duke e trazuar vazhdimisht deri sa te shohim që salca është lidhur.
E heqim nga zjarri më pas e shtojmë karkalecat e vegjël, ullinjtë pa bërthamë, kaperitë dhe borzilokun e grirë hollë duke i përzierë mirë me njëra-tjetrën.
Më pas në nje tenxhere me ujë të valuar më parë ziejmë pastat dhe pasi t’i kullojmë ja shtojmë tiganit ku kemi karkalecat. I trazojnë përbërësit mirë dhe i shërbejmë të ngrohta.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu