Kryesore
Duhet të dalësh në TV dhe t’u drejtohesh grave
Në një aktivitet të organizuar për shpërndarjen e kartave të reja të anëtarësimit, Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, tha se PS përmbushi premtimin për pjesëmarrjen e grave në politikë dhe vendimmarrje.
Ai më pas ka treguar një episod nga e kaluara, në kohën që ishte Ministër i Brendshëm për 3 muaj.
“Para 25 viteve, në ’91-shin unë isha Ministër i Brendshëm për 3 muaj, situata ishte kritike. Atëherë erdhi një partner nga Gjermania dhe më tha si do ta përballosh? Unë i flisja për masat policeske. Ai më tha zotëri ke vetëm një shpresë: Duhet të dalësh në TV dhe t’u drejtohesh grave. Mendova ‘ç’është ky i marrë, unë jam ministër i brendshëm’. I thashë si të dal. Ai më tha se ‘si janë gjakrat e ndezura vetëm gratë mund të shpëtojnë këtë vend dhe ty. Vetëm gruaja mund të ulë gjakrat e këtij populli dhe vendi dhe të kapërcejë këtë moment’. Sepse ato kanë një burrë, një vëlla, një djalë, një shok që e kanë atje jashtë. Dhe falë grave Shqipëria nuk kaloi në luftë civile as në ‘97 e as në ‘91. Faleminderit për çka keni bërë për këtë vend dhe për këtë popull”, tha Ruçi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu